English

Sneijder nuk është kandidat kryesor për Topin e Artë

Milano, 7 dhjetor NOA - Ashtu siç pritej nuk është Wesley Sneijder në treshen e finalistëve për edicionin e ri të Topit të Artë nga France Football, ku këtë vit ka një firmë të sajën dhe Fifa.

Organizatorët e çmimit kanë njoftuar emrat e pretendentëve kryesorë dhe ata janë: Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Xavi Hernandez, tre nga yjet më të mëdha të Barcelonës së Pep Guardiolës. Një triumf i Barcelonës, ku të tre pretendentët e Topit të Artë janë pikërisht pjesë e ekipit të tyre. Fituesi do të zgjidhjet në ceremoninë e cila do të zhvillohet më 10 janar në Cyrih.

r.b/NOA

KOMENTE