Londër, 6 Dhjetor, NOA- “Dëshmoj se jam kërcënuar me vdekje nga elita e shoqërisë amerikane dhe kërkoj dorëheqjen si të Hillari Klinton ashtu dhe Barak Obamas, nëse presidenti amerikan ka qenë në dijeni të spiunazhit të funksionarëve të huaj të OKB-s”.
Kështu ka deklaruar nëpërmjet chat-it Assange i fshehur në një vend të panjohur për të përditshmen spanjolle "El Pais", duke konfirmuar se tërmeti Wikileaks është më i madhi i njohur në histori, madje më shumë i rëndësishëm se ai i Daniel Ellsberg, njeriut të “Pentagon Papers”. "Barak Obama duhet të na tregojë nëse ai ishte në dijeni për 007 amerikane.
"Në qoftë se ai refuzon të përgjigjet, ose ka prova të përfshirjes së tij, ose ai duhet të japë dorëheqjen", ka thënë Assange duke shpjeguar se të gjithë ata që ishin në dijeni të “të këtij urdhri të paligjshëm dhe e aprovojnë duhet të japin dorëheqjen nëse SHBA-ës duan të paraqiten si një komb i besueshëm që i bindet ligjeve’. Themeluesi i Wikileaks është i vetëdijshëm për shkallën e argumenteve të tij, duke këmbëngulur se bota gjeopolitike do të ndahet në mes të një “para” dhe “pas”, “Cablegate”.
Ky është filtrimi më i madh dhe më i rëndësishëm i historisë, thotë ai. Në "El Pais", ai konfirmon se ka marrë kërcënime e se jeta e tij është në rrezik.“. Jam i brengosur për shkak se kemi marrë kërcënime me vdekje nga njerëz të afërt me ato të ushtrisë amerikane. Ka kërkesa të veçanta për vrasjen tonë, rrëmbim, ekzekutim nga elita e shoqërisë amerikane. Kjo tregon se, tani, kërcënimet po shtrihen edhe tek avokatët tanë dhe fëmijët e mi". Lidhur me akuzat për përdhunim ai është përgjigjur: "Ka qenë një keqkuptim, është diçka që është e qartë për të gjithë." Ai premton se do luftojë për të vërë në vend çështjen e tij në qoftë se Gjykata e Lartë suedeze refuzon ankesën e tij.
Po ku fshihet Julian Assange, ndërsa Suedia po e kërkon për përdhunim, dhe Interpoli po e kërkon në të gjithë Evropën, e avokatët e tij po negociojnë me Scotland Yard? Zërat e fundit flasin se ai ndodhet në Britani.
“Ajo që është e sigurt - thonë avokatët e tij - është se shumë duan kokën e tij, Shtetet e Bashkuara të parët. Dhe vetëm për arsye politike”.
Assange, një nënshtetas Australian 39 vjeç, është "heroi kriminel” më i kërkuari për momentin. Mbi të, i cili zbuloi të fshehtat e diplomacisë amerikane duke botuar qindra e mijëra dokumente konfidenciale nga pikëpamja ligjore, peshon vetëm një urdhër arresti ndërkombëtar për përdhunim i lëshuar nga Interpoli, me kërkesë të Suedisë, akuzë që Assange ka deklaruar gjithmonë se është i pafajshëm.
"Gjuetia për Julian duket që ka motiv politik", tha për BBC avokati i tij, Mark Stephens. Frika kryesore, shpjegon ai, është se nëse kapet në Suedi mund të ekstradohet menjëherë në SHBA. Një frikë e motivuar, sipas avokatit, nga lidhjet midis Uashingtonit dhe Stokholmit. Sipas tij Suedia ka "vënë në dispozicion të gjitha burimet e saj për fluturimet sekrete të CIA-s të organizuara pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 për të transportuar të dyshuarit terroristë për tu pyetur jashtë vendit’.
"Nëse dikush është arrestuar dhe po gjykohet nga një gjykatë suedeze, nuk është i autorizuar të vijë dhe të marrë të akuzuarin", ka thënë prokurorja e ngarkuar me dosjen e Assange, Marianne Ny. Por avokati suedez mohon mundësinë e mos ekstradimit. Verën e kaluar është refuzuar kërkesa për marrjen në pyetje të Assange në Londër, kur ishte lëshuar një urdhër-arresti për të". Ne nuk mund ta bëjmë këtë gjë, ligjet suedeze dhe angleze e ndalojnë këtë, ka thënë Ny.
Ndërkohë, Australia ka bërë të qartë se kthimi i tij është i pamundur në atdhe.
a.e./NOA