Londër, 6 Dhjetor, NOA- Kanë mbërritur në Youtube këngët pro- Assange. Me titullin "WikiLeaks and Need for Free Speech” (Wikileaks dhe nevoja për të folur lirisht).
Këngëtari anglez Dan Bull i kushton kështu një lirikë Assanges dhe të drejtës për lirinë e informimit". “Ne jetojmë në një epokë të informacionit në kohë reale, kështu që nuk është e çuditshme për ne që gjërat janë mbajtur të fshehura”. Thuhet se viktima e parë e luftës është e vërteta, dhe unë jam dakord", këndon Bull.
Gjithashtu në Youtube kane mbërritur dhe këngët "The Wiki Licks song", "Free Bradley Manning", të James Cerveny dedikuar ushtarëve të burgosur në Quantiko, Virxhinia, akuzuar se i kanë dhënë Assange videon e helikopterit amerikan që qëllonte mbi civilët duke i vrarë, ndërmjet tyre dhe një gazetar të Reuters.
a.e./NOA