Bregu i Fildishtë, 6 dhjetor NOA - Situatë gjithnjë e më e vështirë në Bregun e Fildishtë dhe kjo për sa i përket procesit zgjedhor.
Guillaume Soro, Kryeministri qeverisë së fundit, është emëruar sërish në këtë post nga Alassane Ouattara, udhëheqësi i opozitës që pretendon fitimin e presidencës.
Laurent Gbagbo, presidenti që po largohet, nga ana tjetër, pohon se ka fituar konsultimin dhe ka emëruar një kryeministër tjetër në vend në prag të luftës civile.
Ditën e diel në vend erdhi ish-kreu i shtetit afrikano-jugor Thabo Mbeki i cili u përpoq për të ndërmjetësuar të dy pretendentët e presidencës, por në vend që të lehtësonte situatën ajo u komplikua në Abixhan, ku krahas dy presidentëve janë dhe dy kryeministrat.
Në ditët e fundit mjaft e pranishme ka qenë dhe dhuna, me shumë të vdekur dhe një tension tepër të lartë.
r.b/NOA