Shkodër, 7 dhjetor 2010 NOA - Ambasadori i Greqisë në Tiranë, z. Nicholas Pazios, i shoqëruar nga atasheu grek, kolonel Panajotis Farantatos, ishin gjatë ditës së sotme në aeroportin e Gjadrit për të ndjekur nga afër operacionin e evakuimit të banorëve dhe shpërndarjes së ndihmave në zonat veriore të vendit të prekur nga përmbytja.
Në ndihmë të Forcave të Armatosura që prej tre ditësh në këtë aeroport janë përqendruar helikopterët Grek dhe Turk, të ardhur në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura si pasojë e reshjeve të shumta që kanë përfshirë vendin tonë.
Ambasadori grek u takua me komandantin e Forcave Ajrore, gjeneral brigade Dhori Spirollari dhe komandantin e Komandës së Mbështetjes Logjistike, gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi, njëkohësisht koordinator i operacionit dypalësh që po kryhet në këtë zonë. Gjeneral Gjunkshi e informoi ambasadorin dhe atasheun grek për situatën dhe i falënderoi ata për gatishmërinë dhe ndihmën që i është dhënë Shqipërisë nga pala greke. "Ndihma e dhënë në raste të tilla është shprehje e solidaritetit që ekziston midis Greqisë dhe popullit mik shqiptar", tha ambasadori grek.
Super Puma qe pala greke vuri ne dispozicion te pales shqiptare, gjendet te zonat e permbytura ne pjesen veriore te Shqiperise.
Me kete helikopter u transportuan ushqime per banoret e fshatit Pentare te rrethit te Shkodres.
Gjate vizites Ambasadori tha se ndihma qe ofrohet ne raste te tilla perben shprehje te qarte solidariteti per popullin mik shqiptar’’ – deklaroi Ambasadori gjate takimit.
e.r/NOA