English

AMC ndihmon banorët e zonave të përmbytura

Tiranë, 7 Dhjetor 2010 NOA - AMC, menjëherë pas përmbytjeve në zonat veriore të Shqipërisë, do të kontribuojë me shumën 50 000 euro për të ndihmuar banorët e zonave. Shuma do të kalojë në llogarinë bankare “Emergjenca – Bashkia Shkodër”, të hapur nga Bashkia e Shkodrës për të mbështetur familjet në zonat e përmbytura.

Përveç kontributit financiar, AMC ka marrë edhe një numër masash për të vënë resurset e veta në dispozicion të autoriteteve dhe banorëve të zonave të prekura.

Në shumë vende ku uji është bërë pengesë për komunikimin, AMC ka ofruar ndihmë online në mënyrë që autoritetet vendore të kenë mundësi të përdorin celularët dhe të vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme.

Sot AMC filloi fushatën me SMS për të mbledhur fonde për këto familje në nevojë. Të gjithë abonentët AMC që dëshirojnë të japin kontribut, mund të dërgojnë SMS me tekst “Po” në numrin 56056. Çdo SMS kushton 50 lekë (pa TVSH). Shuma e mbledhur do të shkojë për banorët në zonat e përmbytura të Shkodrës.

Gjatë gjithë kësaj kohe stafi teknik i AMC ka monitoruar nga afër infrastrukturën e rrjetit në terren dhe ka marrë masa që kanalet e telekomunikimit të jenë plotësisht funksionalë.

Reagimi i AMC në këtë situatë është pjesë e nismave të përgjegjësisë së korporatës të AMC, për të ndihmuar grupet e njerëzve në nevojë dhe për të dhënë shembullin e një kompanie me përgjegjësi sociale.

e.r/NOA

KOMENTE