English

Arrestimi i Assange, seanca e re më 14 dhjetor; WikiLeaks? Nuk do ndalet

Londër, 7 Dhjetor, NOA- Julian Assange nuk do të lirohet me kusht, por do të mbetet në paraburgim deri në 14 dhjetor. Kjo u vendos nga gjykata e Westminster.

Gjykata e Westminster ka vendosur një seancë të re për Assange më 14 dhjetor. Sot kreu i Wikileaks tha në gjykatë se do të luftojë kundër kërkesës për ekstradim në SHBA.

Assange është akuzuar për ngacmim seksual, akuzë për të cilën insiston se është i pafajshëm, si dhe publikimin e dosjeve dhe dokumenteve sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas “Sky News” Assange u arrestua në orën 9:30 pas paraqitjes së tij në rajonin e policisë londeze " Julian Assange: njeriu më i kërkuar në botë është dorëzuar në një stacion policie në Londër, pas një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga gjykata suedeze. Assange është paraqitur në gjykatë i shoqëruar nga avokatët e tij Mark Stephens dhe Janet Robinson.

“Arrestimi i Julian Assange është një sulm mbi lirinë e mediave, por WikiLeaks nuk do të ndalet në misionin e saj. WikiLeaks është operativ. Ne do vazhdojmë si më parë të njëjtën rrugë. Çdo zhvillim mbi Assange nuk do ndryshojë planet për publikimin e dokumenteve sot dhe në ditët e ardhshme, tha zëdhënësi i WikiLeaks Kristinn Hrafnsson duke specifikuar se ky operacion do të koordinohet me një grup personazh në Londër e gjetkë.

a.e./NOA

KOMENTE