English

Berisha nga Shkodra: Eshtë përmbytur 40% e qytetit

Shkodër, 7 dhjetor, NOA – “Eshtë përmbytur 40% e qytetit të Shkodrës, ndërsa situata emergjente e krijuar atje, është një provë për vetë shtetin”.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Kështu është shprehur paraditen e sotme kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë inspektimit të radhës nga qyteti verior, i cili prej ditësh rezulton të jetë nën ujë dhe duke u përballur me një situatë emergjente përmbytjesh.

Sipas tij, ka ende familje pa rezerva ushqimore, të cilat përballen me vështirësi në jetën e tyre të përditshme.

Për këtë arsye, ai iu drejtoi një apel qytetarëve që në çdo pallat të bëhet një grup, i cili do të merret me shpërndarjen e ndihmave.

Ndër të tjera, Berisha tha se problematika kryesore është liqeni, ndërsa shtoi se në këta muaj do të nisë projekti i by passit.

“Do të negociohet me Malin e Zi, duke zhvilluar negociata për thellimin e Bunës”, tha ai.

e.n/NOA

KOMENTE