English

Cameron Diaz në Romë për të prezantuar “The Green Hornet”

SHBA, 8 dhjetor NOA - Cameron Diaz ka mbërritur në Romë për të prezantuar “The Green Hornet”, filmin 3D të Michel Gondry, në kinematë italiane nga 28 janari.

Filmi është i frymëzuar nga aventurat e “Green Hornet”, një personazh radiofonik që ka lindur në vitet 40 dhe më pas kaloi në kinema, duke u kaluar nga një revistë komike në një seri televizive.

Aktorja interpreton një sekretare shumë të veçantë në anën e protagonistit Britt Reid (Seth Rogen).
Cameron Diaz është 38 vjeç dhe është shfaqur në një formë më të mirë se kurrë në takimin me shtypin italian:

“Nuk jam aspak e shqetësuar për moshën time, është diçka me të cilën bëj shaka. Mendoj se është më mirë që të gjithë ti shtojnë vitet që kanë për të thënë me vete se sa mirë i tregon ato”.

r.b/NOA

KOMENTE