English

Cameron: Tërheqja nga Afganistani nis më 2011-ën

Kabul, 7 dhjetor, NOA - Tërheqja e trupave britanike nga rajoni i luftës në Afganistan, mund të fillojë vitin e ardhshëm. Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë kryeministri britanik David Cameron, gjatë një vizite surprizë në Afganistan.

Ushtria britanike ka qenë e dyta për nga prania e saj në Afganistan dhe me humbje mjaft të mëdha, konkretisht 9500 trupa, shumica në provincën e Helmandit, një nga bazat e talebanëve.

“Trupat britanike mund të fillojnë largimin nga Afganistani nga viti tjetër”, tha konkretisht kryeministri David Kamerun, duke folur direkt nga baza ushtarake britanike, kampi Bastion në Afganistan.

n.e/NOA

KOMENTE