Shkodër, 7 dhjetor, NOA - Lidhur me situatën e rëndë që po kalojne disa zona për shkak të vërshimit të ujërave “Caritas Shqiptar” me ekipin e tij të emergjencës, ka nisur punën në ndihmë të personave të prekur nga përmbytjet që muajin e kaluar, kur uji dëmtoi shumë shtëpi në Fushë-Krujë.
Përmbytjet, raportim minutë pas minuteKështu, Bashkia e Fushë-Krujës ka besuar nën kujdesin e Caritasit shqiptar një qendër pritje, ku janë strehuar familje nga komuniteti rom dhe për to, Caritas siguron ushqim, veshmbathje dhe artikuj higjeno-sanitarë.
Ndërkaq, me rëndimin e situatës në Shkodër, ekipi i emergjencave u vendos menjëherë në këtë zonë dhe asistoi familjet e izoluara nga përmbytjet në Obot, kryesisht me bukë dhe ujë. Shpërndarja e tyre u bë e mundur në bashkëpunim me përgjegjësit e qendrës “Orionin”.Që prej datës 4 dhjetor, Caritasi ka filluar dërgimin e produkteve ushqimore dhe sanitare, pranë Caritas Dioqezan Shkodër, nga ku bëhet shpërndarja drejt zonave të përmbytura.
Gjithashtu, ekipi i Emergjencave të Caritasit, po përgatit projektin për të lehtësuar rikthimin e familjeve të evakuara në shtëpitë e tyre.
n.e/NOA