Londër, 7 dhjetor NOA - Është padyshim momenti më i vështirë i përvojës angleze për Carlo Ancelottin. Barazimi 1-1 me Everton ditën e shtunë, e ka zbritur Chelsean në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm, ku kanë arritur të marrin vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit të Premier League.
Janë të shumtë zërat e lamtumirës që fliten në Londër në lidhje me teknikun italian dhe kjo pasi po flitet dhe për një ardhje të mundshme të Pep Guardiolës.
Në të gjithë këtë situatë e ardhmja e Ancelottit do të varet në tre ndeshjet ne vazhdim ku Chelsea pritet nga Tottenham, United dhe Arsenal.
r.b/NOA