Francë, 7 dhjetor NOA - Është dita e “revolucionit” e sponsorizuar nga ish-futbollist Eric Cantona: Anëtarët e apelit duhet të tërheqin të gjitha paratë e tyre nga llogaritë bankare për të krijuar një kolaps të sistemit.
Ideja është krijuar nga disa aktivistë përmes një faqe interneti (www.Bankrun2010.com) dhe nga një grup në Facebook që mbështetet nga 60 mijë anëtarë të gatshëm për të ndjekur këshillat.
Reagimi i institucioneve: “Nuk do të ketë asnjë kolaps”.
Ajo e Cantonas është një apel “grotesk dhe i papërgjegjshëm”, bëri të ditur ministri francez i financave Francois Baroin.
Fjalë të rënda kanë ardhur nga ministri i Ekonomisë Christine Lagarde, i cili ka thënë se Cantona është një futbollist i madh, por do të bënte mirë të shkëputej nga kureshtjet për ekonominë: është larg çdo pune dhe kompetence të tij.
r.b/NOA