English

Grupi i PS diskuton për përmbytjet dhe qëndrimin e opozitës

Tiranë, 7 dhjetor, NOA – Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të vendos për qëndrimin që do të mbajë opozita në lidhje me përmbytjet në Shkodër. Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së po zhvillohet këto moment në ambientet e hotel Tirana International.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Pritet që kryetari i PS-së, Edi Rama të mbajë një fjalim për situatën e krijuar në Shkodër nga vërshimi i ujit dhe në qytetet të tjera si Vlorë dhe Fieri.

Burime nga PS-ja thënë për Agjencinë NOA se mbledhja e grupit pritet se marrë një vendim dhe për çështjen që ka të bëjë me rishikimin e buxhetit të vitit 2011.

Partia Socialiste ka kërkuar që të rishikohet buxheti në masën 100 për qind, duke i kaluar të gjitha investimet në bonifikimin e zonave të përmbytura.

a.k/NOA

KOMENTE