English

Izrael, ka qenë një 14-vjeçar shkaktar i zjarrit të 2 dhjetorit

Izrael, 8 dhjetor NOA - Ka qenë një 14 vjeçar ai që ka shkaktuar zjarrin e rëndë më 2 dhjetor në Malin Karmel në Izraelin verior. I riu, i fshatit Druze në Issafiya, pranoi se kishte tymosur në një nargjile duke hedhur në të qymyr guri dhe duke e lënë ashtu të ndezur dhe pasi është larguar.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja Haaretz. Dy bashkëmoshatarët e djalit, që u arrestuan fillimisht për këtë çështje më pas u liruan nga policia. Në vendngjarje janë ndarë nga jeta dhe 42 persona të tjerë.
Pasi kreu këtë veprim, djali më pas ishte kthyer në shkollë, djali u kthye më vonë në shkollë.

Gjatë zjarrit janë shkatërruar edhe 250 shtëpi dhe përfunduan të karbonizuara dhe mbi 5 mijë hektarë pyje me dëme të mëdha për florën dhe faunën.

r.b/NOA

KOMENTE