English

Johnny Depp dhe Vanessa Paradis nuk kanë aspak në plan martesën

SHBA, 7 dhjetor NOA - Johnny Depp me sa duket nuk ka aspak qëllim të martohet me Vanessa Paradis. Arsyeja? Nuk dëshiron të shkatërrojë mbiemrin e familjes tepër ekzotik dhe i bukur, shumë banal për ta kthyer në “zonja Depp”, shumë të zakonshëm është cilësuar.

Ka gjetur shpirtin e tij binjak në vitin 1998. Nga dashuria e tyre kanë lindur Lily-Rose dhe Jack. Ata jetojnë në lumturi, por nuk kanë në planet e tyre një martese.

“Kurrë nuk e kam ndjerë nevojën e asaj cope letre. Martesa e vërtetë është ajo mes një shpirti në tjetër, një zemre në tjetër – deklaroi yll i kinemasë për Extra - nuk kemi nevojë që dikush të thotë: “Në rregull , ju jeni të martuar”. Nëse Vanessa do më kishte kërkuar diçka të tillë, pse jo? Por do më vinte keq të prishja emrin e familjes ... është shumë i bukur”.
Ajo çka mund të thuhet me siguri është se aktori i ka idetë e qarta dhe tepër reale dhe për këtë fakt është shumë i bindur.

r.b/NOA

KOMENTE