Tiranë, 7 dhjetor, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Lezhës, Gjovalin Kadeli i ka quajtur shpifje deklaratat e deputetëve të Partisë Demokratike, për mos praninë e deputetëve socialistë në zonat e përmbytura.
Përmbytjet, raportim minutë pas minuteNë mbledhjen e grupit të PS-së, Kadeli u shpreh se ai personalisht, por edhe deputetë të tjerë të PS-së, kanë qenë që nga fillimi i përmbytjeve në Lezhë.
Kadeli u dal dhe në mos marrjen e masave nga ana e mazhorancës për përballimin e situatës. Ai u shpreh se ka munguar ndihma e nevojshme dhe marrja e masave efiçente nga strukturat qeverisëse.Kadeli është ndalur në mungesën e investimeve afatgjatë në zonat e përmbytjes.
a.k/NOA