English

Kapen 40 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy persona

Prishtinë, 7 dhjetor, NOA - Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë pasi u është gjetur në makinë një sasi prej 40 mijë erosh që dyshohen si të falsifikuara.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Prishtinë raporton se bëhet fjalë për një prej sasive më të mëdha të monedhave europiane të falsifikuara që është kapur kohët e fundit në Kosovë.

Dy personat e arrestuar janë Shefqet. M, vjeç dhe Arianit . S 25 vjeç të dy nga Gjilani i Kosovës.

Ndalimi i tyre është bërë pas disa ditësh hetim nga Policia e Kosovës. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në parkingun e kompleksit Grand Store në Prishtinë.

Paratë janë sekuestrua në një makinë llojit BMW X5 me ngjyrë të bardhë dhe me targa të Kosovës.

Pas kontrollit të automjetit forcat e policisë gjetën në sediljen e pasme të makinës një zarf me 39.100 euro, të gjitha në bankënota nga 100 euro.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe 1500 van, monedha të Koresë së Veriut, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Veç arrestimit të dy personave nga Gjilani Policia e Kosovës ka identifikuar edhe dy të dyshuar të tjerë, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë prej nga edhe dyshohet se është prejardhja e parave të falsifikuara.

a.k/NOA

KOMENTE