English

Koalicioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve: Vlerësojmë vendimin e ERE

Tiranë, 7 dhjetor, NOA - Koalicioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka vlerësuar si mjaft pozitivë vendimin e Entit Rregullator të Energjisë për mos rritjen e çmimit për vitin 2011.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Avokati Altin Goxhaj deklaroi sot se vendimi i ERE është i përgjegjshëm, megjithë përpjekjet e shumta që CEZ, OST dhe KESH kanë bërë për të rritur çmimin.

Duke përmendur faktin e organizimit të protestave nga ana e shoqërisë civile, Goxhaj shprehet se “Koalicioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve i përbërë nga 50 organizata të shoqërisë civile sot shënojë një histori suksesi të shoqërisë civile shqiptare në luftën për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve”.

Përveç vendimit të sotëm Koalicioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve kërkon që brenda dhjetorit ERE të ndërmarrë iniciativën e një seance dëgjimore publike për diskutimin e kontratës së munguar mes CEZ dhe konsumatorëve

“Për këtë arsye Koalicioni i bën thirrje komisionerëve që brenda dt. 15 Dhjetor 2010 të njoftojnë publikun, CEZ dhe organizatat e shoqërisë civile për nevojën e një kontrate të me kushte të drejta dhe të barabarta”, tha sot Goxhaj.

a.k/NOA

KOMENTE