Kolumbi, 8 dhjetor NOA - Është rritur në 23, numri i të vdekurve si pasojë e zhvendosjes masive të terrenit në Bello, një periferi e Medellin në veri-perëndim të Kolumbisë dhe kjo e gjitha si pasojë e reshjeve të dendura.
Të humburit janë më shumë se 100. Kërkimet në baltë vazhdojnë ende dhe kjo me shpresën për të gjetur të tjerë të mbijetuar. Medellin është e vendosur në një luginë dhe shumë lagje janë ndërtuar kohët e fundit në anën e maleve.
“Ndjemë një lloj shpërthimi”, - tha një dëshmitar, duke vënë në dukje se menjëherë njerëzit filluan të largohen, ndërsa turma të shumta njerëzish të trembur u mbyllën në shtëpitë e tyre.
r.b/NOA