Varshavë, 7 Dhjetor 2010 - Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha sot se mesazhet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, të publikuara nga WikiLeaksi, e kanë ndryshuar mënyrën e perceptimit të raporteve me Uashingtonin.
Tusk u tha reporterëve në Varshavë, se Polonia nuk ka problem me “humbjen e iluzioneve” lidhur me karakterin e raporteve ndërmjet SHBA-ve dhe Polonisë, citon radio Evropa e Lirë.
”Është problem i madh i humbjes së iluzioneve ndaj karakterit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të ndryshme, përfshirë edhe aleatët e afërt, siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Polonia. Pra, nëse diçka më shqetëson mua, është drita që ishte hedhur nga këto rrjedhje në karakterin e raporteve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë dhe aleatëve të tjerë, tha kryeministri Donald Tusk.
Ai theksoi se mesazhet e publikuara kanë hedhur dritë në negociatat SHBA – Poloni, për pranimin e raketave operacionale amerikane Partiot, në territorin polak.
Në Maj të vitit 2009, zyrtarët polakë dhe amerikanë e shpallën njësitin e parë për stërvitje për raketat Patriot tokë – ajër, që të vendosen në Poloni, lëvizje kjo që e kishte shqetësuar Rusinë.
Polonia, poashtu, kishte besuar se Uashingtoni do ta instalonte një garnizon të madh të trupave amerikane për të shërbyer me raketa, por sipas dokumenteve të publikuara në WikiLeaks, Uashingtoni nuk e kishte ndërmend ta bënte këtë.