Tiranë, 7 dhjetor, NOA - Drejtuesit e Kryqit të Kuq Shqiptar, Shyqyri Subashi dhe Zamir Muça kanë informuar ditën e sotme Presidentin Bamir Topi në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër.
Përmbytjet, raportim minutë pas minuteKreu i Kryqit të Kuq, Shyqyri Subashi, deklaroi gjatë takimit se janë ndërmarrë shumë misione për furnizimin me ushqime dhe veshmbathje, ardhjen në ndihmë dhe asistencën psiko-sociale e solidaritetin njerëzor për të gjitha familjet e prekura nga përmbytja.
Presidenti Topi vlerësoi veprimtarinë dhe kontributin që Kryqi i Kuq Shqiptar ka dhënë dhe po jep në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta të ditëve të fundit.Topi shprehu gatishmërinë e plotë personale dhe institucionale për të rritur edhe më tej bashkëpunimin dhe koordinimin në mbështetje të punës vullnetare dhe humanitare dhe rritjes së ndjeshmërisë e solidaritetit njerëzor.
a.k/NOA