English

Leonardo Di Caprio do të kthehet në hebre për tu martuar me Bar Rafaeli

Londër, 8 Dhjetor, NOA - Leonardo Di Caprio dhe Bar Rafaeli duken më të lumtur se kurrë. Aktori i Titanikut është gati për tu kthyer në hebre për hir të Bar Rafaeli.

Pasi ka ndjekur disa modele dhe aktore të famshme, aktori i Hollivudit tani duket se është dashuruar marrëzisht me modelen e bukur izraelite. Sipas “Mail on Sunday”: "Interesi i papritur i Leos për Izraelin, kulturën dhe fenë anë një shenjë e qartë se së shpejti do të martohet me Bar”. Kohët e fundit të dy kanë qenë disa ditë së bashku në suitën mbretërore të Dan Hotel në plazhin e Tel Aviv.

Leonardo di Caprio është një katolik praktikues dhe zgjidhja për të kaluar në fenë çifute duket se është një shprehje e madhe e dashurisë së tij.

Ata janë bashkë prej pesë vjetësh dhe janë një nga çiftet më të bukur dhe të fshehtë përpara mediave. Zërat e fundit flasin se me siguri edhe martesa do të festohet në mënyrë të fshehtë.

a.e./NOA



KOMENTE