English

Londër, Xhulian Asanxh mbetet në arrest me burg

Londër, 7 Dhjetor 2010 - Themeluesi i faqes WikiLeaks në Internet, Xhulian Asanxh, mbetet në arrest në Londër, pasi i është refuzuar kërkesa për pagesëne dorëzanisë.

Policia e Londrës e ka arrestuar sot në mëngjes zotin Asanxh, 39 vjeçar nga Australia, kur ai u paraqit në një stacion të policisë në Londër, sipas marrëveshjes.

Më vonë, një gjyqtar në seancën dëgjimore, e ka refuzuar kërkesën e tij për pagesë të dorëzanisë. Ai mbetet në arrest deri më 14 dhjetor, raporton radio Evropa e Lirë.

Policia e Londrës tha se bazë për arrest ishin dyshimet se ai ka kryer krime seksuale në Suedi.

Asanxh i ka hedhur poshtë këto akuza, ndërsa avokati i tij tha se rasti ka motive “politike”.

Një zëdhënës i WikiLeaksit tha se arrestimi i zotit Asanxh ishte sulm kundër lirisë së mediave dhe se nuk do ta ndalë publikimin e dokumenteve të tjera sekrete.

KOMENTE