English

Maqedonia, gati të marrë kredi 400 milionë euro nga FMN

Shkup, 7 dhjetor, NOA - Misioni i FMN-së dhe Qeveria e Maqedonisë sot do të zhvillojnë negociatat finale për kredinë prej 400 milion eurove, që i është ofruar vendit.

“Presim që gjatë ditëve të ardhshme të përfundojnë negociatat rreth linjës së re kreditore të ofruar nga FMN për Maqedoninë. Mendoj se jemi afër vendimit pozitiv”, theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe Ministri i Financave, Zoran Stavrevski, duke shtuar se 400 milion eurot janë pjesë e e kredisë për 12 muajt e parë.

Ai shtoi se Qeveria po mendon edhe për tërheqjen e një kredie prej 24 muajve e cila do të jetë një shumë të dyfishuar.

“Paratë e huazuara do të shfrytëzohen për mbështetjen e buxhetit, gjegjësisht zbatimin e të gjitha projekteve që janë paraparë me buxhetin e vitit 2011”, theksoi Stavrevski, duke shtuar se kredia do të jetë me shkallë të kamatës prej 1,3 për qind gjatë vitit të parë. NOA/INA

KOMENTE