Tiranë, 7 dhjetor, NOA – Pozitiv dhe të drejtë e cilësoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Ilir Meta vendimin e entit Rregullator të Energjisë për mos rritjen e çmimit të energjisë.
“Vendi i ERE-s merr në konsideratë konsumatorin, sidomos konsumatorin familjar, ç’ka është theksuar në mënyrë të veçantë nga ministria e Ekonomisë”, tha Meta në një konferencë për mediat që po zhvillohet këto momente në ministrinë e Ekonomisë.
Ai u shpreh se vendimi i ERE hedh poshtë dhe akuzat politike për rritjen e çmimit.
“Unë besoj se ky vendim tregon qartë integritetin e Entit Rregullator të Energjisë dhe hedh poshtë gjithë ato spekulime që bëhen për arsye politike”, tha Meta.
a.k/NOA