English

Ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë: Bashkëpunim mes forcave të armatosura

Tiranë, 7 dhjetor, NOA - Ushtria shqiptare dhe ajo sllovene do të bashkëpunojnë më tepër në kuadër të misioneve ushtarake. Deklarata është bërë nga ministrja e Mbrojtjes sllovene, Ljubica Jelushiç gjatë takimit të zhvilluar sot me Presidentin Bamir Topi.

Jelushiç vuri në dukje interesimin e palës sllovene për vijimësinë e bashkëpunimit shumë të mirë midis Forcave të Armatosura të dy vendeve tona dhe strukturave të tyre edhe në kuadër të misioneve të përbashkëta paqeruajtëse si në Bosnje-Hercegovinë dhe aktualisht në Afganistan.

Presidenti Topi deklaroi gjatë takimit se vizita të tilla tregojnë dhe për zhvillimin e marrëdhënieve. “Vizita të niveleve të tilla të larta i shërbejnë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona në fusha të ndryshme, që në të njëjtën kohë dëshmojnë një model bashkëpunimi dhe fqinjësie të mirë”, tha Topi.

Ai shprehu mirënjohjen për ndihmesën dhe mbështetjen e dhënë nga Sllovenia dhe përfaqësuesit e zgjedhur të saj jo vetëm për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por edhe për liberalizimin e vizave si dhe përgjatë rrugëtimit tonë integrues në Bashkimin Evropian.

Topi ka theksuar se është e nevojshme që rriten kapacitetet bashkëpunuese, në kuadër edhe të aleancës së përbashkët në NATO.

a.k/NOA

KOMENTE