English

Nicole Scherzinger, në versionin cat-woman

SHBA, 7 dhjetor NOA - Një veshje maceje për Nicole Scherzinger. Këngëtarja e Pussycat Dolls nuk ka hequr dorë nga stili i cat-woman, ku disa ditë më parë ajo u paraqit pikërisht me këtë veshje për Reebok dhe ishte e gatshme me kthetrat e saj.

Në vend të tutave, rivlaja e papërballueshme e Batman kishte veshur një fustan të zi të ngushtë që tregonte fizikun e saj të përkryer.

Në mesin e yjeve, të cilët ishin në këtë skenë mund të përmendim dhe Black Eyed Peas me Fergie.

Kjo e fundit, duhet thënë se nuk mungon asnjëherë në okazione të tilla dhe është paraqitur me syze dielli dhe flokë leopardi të lyera.

r.b/NOA

KOMENTE