English

Pasqyra e Shtypit, 7 Dhjetor 2010

Tiranë, 7 Dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor edhe gjatë ditës së sotme përmbytjet në veri të vendit, duke dhënë detaje të reja mbi evakuimet, ndërhyrjen e policisë dhe ushtrisë etj.

Ato paraqesin edhe debatin e bërë nga dy këngëtaret e njohura, Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi, i cilid evijoi me grushta mes tyre, duke përfunduar në polici.


E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “127 milionë euro”, i cili citon një shifër të përafërt lidhur me koston e përmbytjeve të këtyre ditëve në veri të vendit.

“Skandali/ Nga burgu 313, mund të arratisesh”, është një artikull që citon qëndrimin e specialistëve mbi sigurinë te 313-a.

“Shinasi Rama/ E tregon ndryshe Lëvizjen e dhjetorit ‘90” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Ndërkaq, në rubrikën ‘kronikë’ në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Gjyqi i Gërdecit shtyhet për të 10-ën herë brenda muajit”.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Debat/Ruçi-Topalli: Shtyhet në 2011 hetimi i zgjedhjeve”, i cili tregon detajet e reja nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi përleshen me grushta, denoncojnë njëra-tjetrën në polici”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Përmirësohet situata e përmbytjeve, 3.5 milionë USD për emergjencat”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Përmbytja shtyn Kuvendin”, i cili tregon shtyrjen e axhendës politike nga kryeministri në kuastrin e gjendjes së emergjencvës të krijuar në veri të vendit.

“Aleksandër Meksi: E vërteta e themelimit të Partisë Demokratike”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, referuar një interviste ekskluzive të ekponentit të njohur politik të viteve ’90.

Ndërsa në një artikull tjetër të veçantë në këtë të përditshme, do të lexoni edhe atë me titull “Rezrta Shkurta rreh me grushta Rozanën/ Rozana: Mjeku më tha se nuk e kam mirë syrin”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “BE krijon Komitetin e Krizave”, i cili tregon detaje nga ndihmat që po jep Bashkimi Evropian për situatën e emergjencave civile.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Berisha: E dija prej 2 javësh se Shkodra do përmbytej”.

Ndërsa çështja e pasurive dhe konfliktit të interesave, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “ILDKP padit 18 zyrtarë, në gjykatë mbërrijnë vetëm 2”.

“Dritat, KESH shmang rritjen e çmimit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Shkodër, gati projekti për ndërhyrje afatgjatë”, i cili i referohet projektit të përgatitur nga qeveria për ndërhyrje në mënyrë që të mos përsëriten më përmbytjet e këtij viti në zonat e Shkodrës.

Artikull tjetër i kësaj gazete me të njëjtin argument, është edhe ai me titullin “Mbretëria e Ujit/ Nis tërheqjen nga qyteti i Shkodrës”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ristani: do djegim fletë-votimet, partitë kanë punën e vet”.

“Lista e plotë/ Bursat, ata që futen në garë dhe dokumentat që duhen” mbyll titujt e kësaj gazete.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 7 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE