English

Përmbytjet e Shkodrës, pas emergjencës nisin replikat mes Berishës dhe Ramës

>> Berisha: Eshtë përmbytur 40% e qytetit

>> Rama: Përmbytjet, shteti po falimenton

>> Mungon energjia në Tiranë, ja zonat

>> Sondazhi, shqiptarët informohen me NOA

>> Parashikimi i motit nga NOA dhe MeteoAlb

>> FOTO EKSKLUZIVE NGA LART - VIDEO-

Tiranë - Shkodër, 7 Dhjetor 2010 NOA/ E.Nasi, I.Toptani, R.Bulku - (Raportim minutë pas minute) –

21.50 -Parashikimi i motit nesër nga NOA&MeteoAlb

Tiranë, 7 Dhjetor 2010 NOA - Masat ajrore te paqendrueshme parashihet të qendrojne ne territorin shqiptar edhe gjate dites se neserme.

Kthjellimet do te dominojne ne pjesen me te madhe te vendit por here pas here do te kemi kalime vranesirash te lehta ku me te perqendruara do te jene ne zonat malore.

Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime dhe vranesira ne te gjithe vendin por ne oret e vona te mbremjes do te kemi shtim te vranësirave ne te gjithë territorin ku ne veri dhe qender do te shoqerohen me shira te dobet e lokale.

Ne te njejtat kushte atmosferike do te mbetemi gjate nates dhe deri ne mëngjes.

Temperaturat e mengjesit do te pesojne 2 grade rritje POR edhe mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim veriperëndimor ndersa dallgezimi ne det do te mbetet i ulet.

Europa

Moti Neser – E merkure, 8 dhjetor 2010

Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga moti i paqendrushemdhe me temperaturat ekstremisht te ulta.

Ne jugperendim te kontinentit do te vendoset nje qender me presion te ulet atmosferik e cila do te sjelle vranesira te fuqishme dhe reshje te dendura shiu dhe debore.

Problematike situata do te jete edhe ne Europen Qendrore dhe ne Alpet Europiane pasi nje qender ciklonare e zhvendosur ne ato zona do te sjelle me vete reshje debore, temperatura ekstremisht te ulëta dhe stuhi te forta ere.

Vetem Juglindja e kontinentit dhe ishujt britanike do te jete kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

E merkure, 8 dhjetor 2010

Europa Jugperendimore alarmon rreshje debore, stuhi te forta ere;

Alpet do te mbetet me debore dhe ere te forte gjate dites;

Europa Qendrore rrezikohet nga reshje debore dhe temp te ulëta.

20.40 - Situata më e fundit në Shkodër dhe zonat e tjera të përmbytura në vend

VIjon me poshte, nformacioni me i fundit i mbremjes se sotme i KNE mbi situatën në rrethin Shkodër gjate dites se sotme.

1.Informacion mbi kaskaden Drin-Bune

Nga komunikimi me sallat operative te HC rezulton se:

HEC-et

Kuota e Liqenit(m)

Prurjet

m3/s

Shkarkimet

m3/s

Fierzë

291.08

750

1057

Koman

170.16

1646

1389

Vau i Dejës

74.22

1618

1427

Niveli i ujit ne liqenin e Shkodrës pranë urës së Bunës, në kuotë absolute është 9.90m.

Niveli i ujit i lumit Drin pranë urës së Bahçallekut 9.52 m

Kuota ne Dajç eshte 7.4m

Hidrovori ne Velipoje po punon me kapacitet te plote me kuote -1

Prurjet ne lumin Kir jane 70 m3/sek, ne lumin Gjader jane 70 m3/sek

2. Situata ne Qarkun Shkodër

Gjatë ditës, forcat e policisë në bashkëpunim me strukturat e tjera, janë angazhuar ne evakuimin e shtetasve në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura si dhe në sigurimin e rendit e qetësisë në këto zona. Te gjithe veprimet ne komuna po drejtohen nga ministrat e kabinetit të qeverise te cilet jane te shperndare ne cdo njesi vendore. Nivelet e ujrave në pergjithesi në territorin e rrethit Shkoder kane pësuar rënie. Veprimet e policisë, ushtrise kane qene të përqendruara dhe më intensive ne zonat më problematike si në fshatrat e Komunës Dajç, në fshatin Obot të Komunës Ana e Malit, ne fshatin Mali i Jushit të Komunës Bushat, në Komunën Bërdice, në Komunën Velipoje, dhe lagjet periferike te qytetit buzë Liqenit të Shkodrës (ne Livadhe), ne komunen Rrethina jane 185 familje te izoluara ne fshatin Zues, 50 familje te evakuar ne vendin e quajtur Livade te komunes rrethina, si dhe 25 familje te cilat kane ardhe nga Bashkia Shkoder (lagjet e qytetit, Komuna Dajc, Berdice dhe Guri Zi)

Situata e akseve rrugore shkaktuar nga përmbytja

Në rrethin e Shkodrës:

Rrugët në qytetin e Shkodrës:

Unaza e re nga vendi i quajtur Parku i Industrise Ndocej, deri tek “Bexhisteni”, kalohet vetëm me mjete të larta pasi në rrugë niveli i ujit kalon lartesine mbi 1 meter.

Aksi rrugor nga Pesëkatëshi me urë në Xhabijes deri tek Ura e Bunës (Lokali “Freskia”) kalohet vetëm me mjete të larta.

Ura e Bunës është e kalueshme me mjete të larta.

Rruga e Shirokës është e kalueshme me mjte te mesme dhe te larta.

Rrugët nacionale dhe rrugët lidhëse me komunat:

Aksi rrugor Shkodër – Tirane tek Harku i Berdices është i kalueshëm nga te gjitha llojet e automjeteve por per te shkuar ne Tirane nga Shkodra duhet te kalohet me mjete te larta nga aksi nga Xhabija deri tek Ura e Bunes.

Rruga për në Komunën Ana e Malit dhe PKK Muriqan kalohet nga te gjitha llojet e automjeteve.

Aksi rrugor Shkodër – Bërdicë tek Harku i Berdices është i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve.

Aksi rrugor Shkodër – Velipojë është i pakalueshëm në të dy krahet.

Rruga për në Komunën Dajç është e pakalueshme nga mjetet e transportit.

Aksi rrugor Shkodër – Kirë – Mali i Shoshit – Komuna Shalë lëvizja kryhet me vështirësi.

Aksi rrugor Bogë – Thethë është e pakalueshme, (në Qafë Terthorë ka rreth 1 m borë).

Aksi rrugor Breg Lumi – Thethë është e bllokuar si pasojë e shëmbjes së rrugës nga reshjet.

Në rrethin M.Madhe:

Aksi rrugor Tamarë – Vermosh kalohet me vështirësi në Qafë të Bordolecit

Aksi rrugor Tamarë – Vukël është i bllokuar nga shëmbja e dheut dhe po punohet për zhbllokimin e kësaj rruge.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet

Në rrethin Pukë:

Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë është e bllokuar nga shëmbja e dheut si pasojë e reshjeve të rëna dhe po punohet për zhbllokimin e rrugës.

Aksi rrugor Fierzë – Tropojë është i bllokuar kalimi tek Ura e Hidrocentralit të Fierzës pasi ka gërryerje pranë urës nga vërshimi i ujit.

Akset e tjera rrugore janë të kalueshme nga automjetet.

Situata lidhur me evakuimet në zonat e përmbytura:

Situata e permbytjeve e ndare sipas zonave

Bashkia Shkoder

L.Ahmet Haxhija

Nuk ka patur probleme dhe situata persa i perket nivelit te ujrave eshte permiresuar pasi gjate nates ka patur renie me rreth 5 cm ne rrugen e Udhakryqit e cila eshte e kalueshme deri te ish-fabrika e tullave ndersa ne Unaze ka patur nje renie me rreth 10 cm por ky segment eshte i kalueshem vetem nga mjetet e renda te transportit.

L.Salo Halili

Nuk ka patur probleme gjate nates dhe situata persa i perket nivelit te ujrave eshte permiresuar pasi gjate nates ka patur renie me rreth 10 cm por vazhdon te jete e pakalueshme nga mjetet e renda te transportit.

L.Guerrile dhe Livadet

Nuk ka patur probleme gjate nates dhe situata persa i perket nivelit te ujrave eshte permiresuar ndjeshem pasi gjate nates ka patur renie me rreth 30 cm por vazhdon te jete e pakalueshme nga mjetet e renda te transportit ne pjesen e Livadheve.

Nga Bashkia Shkodër ne bashkëpunim me forcat e ushtrisë dhe të policisë eshtë organizuar një shërbim taksi me varka në shërbim të qytetarëve ne zonat e përmbytura.

Gjatë ditës së sotme janë ndihmuar 900 persona për lëvizje.Janë ndihmuar disa studentë për të kaluar në zonen e Malit te Zi,njëkohësisht janë ndihmuar edhe një grup gazetarësh për të kaluar tek fshati i Paqes.

Komuna Ana-Malit

Situata eshte permiresuar ne krahasim me ate te nje dite me pare.Niveli i ujit ka pesuar nje renie prej rrehr 20 cm aksi rrugor Zues – Muriqan, eshte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve. Nuk ka patur probleme gjate nates.

Komuna Bushat

Situata ka nje permiresim te vogel ne krahasim me nje dite me pare.Uji eshte ne te njejtin nivel me ate te nje nate me pare duke arritur lartesine nga 1 – 1.5 meter ne zonat e permbytura konkretisht fshatrat Fshat i Ri, Mali i Jushit, Trush i Poshtem dhe Hoten ndersa vazhdon te kete nje permiresim te vogel ne vendin e quajtur rruga per tek Bishti i Jukes pasi eshte konstatuar nje renie prej disa centimetrash ne kete zone.

Komuna Berdice

Situata ka pesuar ne permiresim te ndjeshem ne krahasim me ate te nje nate me pare.Niveli i ujit ka patur nje renie prej rreth 10 cm dhe segmenti rrugor tek Harku i Berdices eshte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve ndersa aksi rrugor Berdice-Trush eshte i kalueshem nga mjetet e larta.

Komuna Dajç

Situata vazhdon te jete e njejte me ate te nje dite me pare.Siperfaqja e permbytur nga uji eshte rreth 90%,ndersa niveli i ujit ka pesuar nje renie e lehte ne krahasim me nje dite me pare.Akset rrugore ne kete komune jane te pakalueshme ma mjete tokesore.

Komuna Guri i Zi

Situata ne kete komune ka nje permiresim te ndjeshem persa i perket nivelit te ujit i cili ka pesuar nje renie te metejshme ne masen 10 centimeter naten e fundit ne zonat e permbytura (Kuç,Rrenc dhe Vukatane) dhe shte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve.Vazhdon te kete permbytje ne pjesen fundore e fshatit Kuç ne vendin ku bashkohen lumi Drin me lumin Kir.Vazhdon shperndarja e ushqimeve dhe koncentrateve per bagetite ne fshatrat Kuç,Rrenc dhe Vukatane.

Komuna Velipoje

Situata ne kete komune vazhdon te jete e njejte me ate te nje nate me pare.Niveli i ujit ka pesuar nje renie te lehte me rreth 10 cm.Megjithe renien e nivelit te ujit akset rrugore ne kete komune vazhdojne te jene te pakalueshme nga mjetet e te gjitha llojeve.Argjinaturat ne Reç dhe Ças jane ne rregull dhe nuk kane probleme te asnje lloji.

4.Veprimtaria e KNE, KECQ

5.Veprimtaria e strukturave te DSHP dhe Spitaleve.

Ne te gjitha zonat e përmbytura, dhe konkretisht ne Velipoje, Dajç, Berdice, Ana e Malit, Bushat,

Vazhdon sherbimi 24 oresh;

Jane siguruar te gjithe medikamentet e emergjences dhe qe nga dita e djeshme, jane siguruar nga Ministria e Shendetesise edhe nje sasi medikamentesh, konkretisht antibiotike, te cilat i jane shperndare ketyre qendrave;

nuk kemi rritje te sëmundshmerise.

Përsa i takon monitorimit te ujit te pijshem per ne qytetin e Shkodres, vazhdon marrja e mostrave te ujit ne, dy here ne dite,ne pikat e percaktuara te cilat kane uje, si dhe marrja e mostrave ne te gjitha ato raste kur ne mendojme se ka probleme ose kur kemi nje informacion nga qytetaret per probleme ne lidhje me ujin e pijshem. Ne mostrat e sotme rezulton qe klori eshte brenda normave te miratuara nga Ministria e Shendetesise.

6.Veprimtaria e Drejtorive të Rrugëve Rajonale dhe Rurale.

U morën masat e duhura nga drejtoria e rrugëve rajonale dhe DPQ për vendosjen e shënjave të identifikimit të kufizuesve të akseve të rrugëve të Dajcit, Velipojës. Është punuar nga Drejtoria Rajonale ne zhbllokimin e aksit F.Arrez-Reps-Gjegjan si dhe në bashkëpunim me ushtrine eshte punuar rampa tek Ura e Bunes rreth 40m si dhe jane bere punime ne argjinaturen e Gjolulit si mbushja me qakull, sistemim, ngjeshje. Kane ardhur prane kësaj drejtorie ne dispozicion te KECQ rreth 14 mjete vetëshkarkuese per ti përdorur per ndërhyrje ne zonat e permbytura.Po punohet nga kjo drejtori në bashkepunim me Drejtorinë Pyjore per pastrimin e Ures se Bunes nga grumbullimi i mbeturinave të cilat të ngjeshura pas hekurave krijonin një rrezik për urën, këtu është vendosur një grup punëtorësh dhe një mjet fadromë.Gjatë ditës u arrit të pastrohet plotësisht Ura nga mbetjet që sjell Liqeni. Kane perfunduar punimet tek Harku i Berdices ku jane hedhur rreth 500 m3 inerte dhe rruga eshte bërë e kalueshme. Kane filluar punimet per mbylljen e gropave ne rrugen Shkoder-Mjede. Po punohet tek ura e spatharit për përfocimin e këmbëve të kësaj ure, këtu një ndihmesë po jep dhe firma Austriake verbund (Energji Ashta). Është bërë e kalueshme rruga e Qafës së Malit. Është bërë e kalueshme rruga Koplik –Bogë. Ëshë bërë e kalueshme rruga Qafë Ajasëm (një variant ky për të udhëtuar në drejtim të Tiranës). Nga ana e kësaj ndërmarrjeje është bërë dërgimi i mbi 4000m3 material për mbushjen e argjinaturës Torovicë.

7.Veprimtaria e Ujësjellësve Fshat dhe Qytet.

Situata e furnizimit me ujë të qytetit:

Qyteti furnizohet nga Stacioni i Ri i pompave me 450l/sek me dy E/pompa

Me manovrimet e rezervuarëve të ujit ne Kodrat Tepe arrihet mbajtja e presionit në rrjete në kufinjtë 0.3-0.6 bar

Uji është i kontrolluar nga DSHP me analiza dy herë në ditë dhe deri tani është brënda normave për konsum publik.

Në zonat që kanë prezencen e ujit ne sipërfaqe është bërë njoftimi që përpara konsumimit për siguri uji te zihet nga konsumatoret.

Ne qëndrat e grumbullimit monitorohet furnizimi me uje nga grupet e ujësjellësit që janë në gadishmëri 24 orë

Hidrantët e furnizimit me ujë të botëve janë në gadishmëri dhe kontrollohen nga grupet.

Në zonat e përmbytura po bëhet cdo ditë dezinfektimi me klor pluhur në sipërfaqe.

Pompat e pastrimit ne sallat e makinerive ne Stacionet e Pompave punojnë 24 orë pa nderprerje

Rrjeti KUZ ne pjesën hyrëse të qytetit dhe pothuajse ne pjesën qëndrore të tij punon tashmë nën presion të ujërave që kanë përmbytur këtë pjesë të qytetit.

Stacioni i Pompave te KUZ për efekt të nivelit të lartë të ujerave në lumin Buna dhe Drin,është jashtë pune.

Për të mos hyrë ujërat sipëerfaqësore në godinë në dyert hyrëse të saj janë vendosur thasë me rërë.

Në zonat e permbytura po bëhet cdo ditë klorinimi për efekt dezinfektimi.

Janë klorinuar zonat si më poshtë:

Rruga Vasil Shanto(Xhabije),Të dy krahët e rruges dhe mbas pallateve,Rruga Alqi Kondi,Krahu i Djathte,Rruga e Dekorit,Ndocaj,Rrugica e Dizdareve,Rruga Llazanej.

8.Veprimtaria e strukturave të CEZ, OST.

Ka qënë pjesë e këtij shtabi duke kontribuar maksimalisht ne furnizimin me energji elektrike ne te gjithe zonen e Shkodres.

Perparesi ne furnizim I eshte dhene zonave te permbytura, duke mbajtur sherbime 24 oreshe ne grupet e gatishmerise ne qytet dhe ne zonat e permbytura.

Strukurat e CEZ SHPERNDARJE SHKODER mbajne kontakte te vazhdueshme me shtabin e emergjences per eleminimin e defekteve dhe rrezikut qe paraqitet ne kabinat dhe linjat elektrike te TM e TU.

Sot u bë e mundur dhenia energji Nst 35/6kv Zues duke i dhënë energji abonentëve nga fshati Zues në Moriqan me përjashtim të fshatit Obot i cili për momentin nuk mund të ketë energji.

I është dhënë energji 2 kabinave 20kv ne lagjen Xhabije.

Po monitorohen të gjitha kabinat që mund ti japin energji meqënëse niveli i ujit po ulet.

9. Bordi i Kullimit

Rezervuari i shtodrit gjendet ne gjendje normale me sasi uji te kontrolluar 7.5 mln qe eshte brenda rregullave teknike.

Hidrovori I çasit nuk funksionon sepse eshte teresisht i permbytur.

Po punohet ne Argjinaturen e Recit per mbilartesimin e argjinatures nga strukturat e ushtrise e cila eshte lartesuar mbi 1m. Po punohet ne argjinaturen e Vilunit per shmangjen e filtrimeve.

Sipas informacionit te Bordit te Kullimit Lezhe që nga data 02.12.2010 filloj puna ne argjinaturen e Torovices dhe po punohet në nje gjatesi 1500 ml dhe gjeresi 5 m ku jane hedhur deri tani mbi 12.000 m3 inerte duke krijuar nje rezerve ne lartesi 70cm dhe po punohet pwr ritjen e kesaj lartwsie. Sot po punohet ne ngjeshjen e materialit duke bere rrulimin e tij,gjithashtu ne nje pjese rreth 250m te kësaj argjinature po punohet për eliminimin e filtrimeve.Niveli i Ujit në këtë zonë ka rënë me rreth 30cm pra niveli i ujit ndodhet 1m poshte nivelit të argjinaturës.

10. Kontributet nga shoqatat, OJF, bizneset. etj.

Kryqi i Kuq Shqiptar ka shpërndarë deri tani ushqime për 110 familje ne fshatin Obot dhe 360 rome te akomoduar ne repartin e Rrencit, ndihme e cila do të vazhdoje deri me date 6.12.2010. Jane asistuar rreth 60 familje me kite higjenike që janë te dislokuar ne konviktin Safet Spahia. Ka marre furnizim dhe ka aktualisht ne gjendje ne magazinat e tyre rreth 10000 batanije, 400 kite higjenike dhe 300 batanije per ti shperndare ne zonat e permbytura. Ka mbështetur gjate 24 oreve me kite higjenike rreth 200 familje të akomoduar prane konvikteve Industriale dhe Universitetit. Edhe organizata Sakravita ka shprehur gadishmërine për të kontribuar në komunat e përmbytura. Nga OXFAM Gb në Shqipëri, për situatën e krijuar është asistuar 10 ton me bazë ushqimore për blegtorinë komuna Ana e Malit.

11.Veprimtaria e strukturave të Drejtorise së Bujqësisë, Mbrojtjes së Konsumatorit,

Sipas statistikave te mëposhtme.

Gjeni me poshte situaten përmbledhëse per diten e sotme, dt 7.12.2010. Eshte per tu theksuar se me renien e nivelit te ujit eshte permirësuar ndjeshem dhe rikthimi i energjise elektrike ne zonat problematike si rrjedhoje e permbytjeve dhe motit te keq ne ditet e kaluara. Eshte bere e mundur venia ne pune e disa nenstacioneve qe kane qene te permbytura.

Rajoni i Shkodres:

Sot u be i mundur rifurnizimi me energji elektrike 1500 abonenteve te fshatit ZUES ne Moriqan, ku ka qene e pamundur nderhyrja deri dje. Mbetet problematik fshati OBOT.

Ne lagjen Xhabije i eshte dhene energji 2 kabinave 20kv, duke kthyr energjine per disa abonente te kesaj lagjeje. Vazhdojne te mbeten pa energji rreth 350 abonente. Po monitorohen te gjitha kabinat qe mund ti japim energji dhe ketyre te fundit meqenese niveli i ujit po bie.

Situata ne rang vendi:

Eshte kthyer energjia per abonente te vendodhjeve si me poshte:

Tirana: (Gjokaj, Paskuqan)

Shijak: (Xhafzotaj)

Korce: (Pirg)

B.Curri: (Tropoje, Ragam)

Koplik: (Bajze)

Puke: (Iballe)

Burrel: (Bater, Zenisht)

Berat: (Kombinat)

Lushnje: (Divjake)

Vlore

Tepelene: (Memaliaj)

Erseke: (Shijan)

Corovode: (Potom)

19.15 - Përmbytjet, Meta: Niveli i ujit i njëjtë, s’tolerohet neglizhencë, të klorinohen tokat

Ndërsa bilanci i tokave të përmbytura në qarkun e Shkodrës deri edhe brenda në qytet është plot 14 mijë ha të përmbytura vetëm brenda një jave dhe bilanci i të evakuuarve është rreth 14 mijë persona dhe 2651 shtëpi nën ujë, zëvendëskryeministri Ilir Meta në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës këtë pasdite ka deklaruar se përkushtimi për të përballuar gjendjen e rëndë të emergjencës në Shkodër do të vazhdojë pa u ndalur. E duke sjellë në vëmendje se tokat nën ujë, por edhe nga ku uji është tërhequr mund të bëhen burim epidemish, zëvendëskryeministri ka kërkuar nga Shtabi që të nisë edhe klorifikimi i tokave për t’i dalë përpara fatkeqësive të tjera që mund të rrjedhin si pasojë e neglizhencës.

Në këtë kontekst, Meta tha se nuk do të tolerohet asnjë neglizhencë.

“Prioritet mbetet klorifikimi i tokave, ku nuk ka më ujë”, nënvizoi Meta.

Ndërkohë ai falënderoi edhe bizneset e ndryshme që ofruan ndihma për banorët dhe familjet e përmbytura.

Më herët zëvendëskryeministri në një prononcim për mediat tha se përmbytjet në Shkodër nuk erdhën si rezultat i shkarkimeve nga hidrocentralet, por për shkak të reshjeve të shumta të javëve të fundit, të cilat edhe nga sinoptikanët ishin shumë më të larta se mesatarja e reshjeve të rëna në vitet e shkuara gjatë muajit nëntor. Meta bëri me dije se shkarkimet në HEC-e ishin të detyrueshme, pasi ishte e pamundur që turbinat të përballonin prurje të tilla të mëdha, të cilat në rast të kundërt do të shkaktonin dëme edhe më kolosale.

Ndërsa duket se moti nuk ka sjellë reshje ditët e fundit, mbetet ende emergjente situata në Shkodër, për shkak të nivelit të ujit që nuk ka pësuar rënie të ndjeshme.

Po kështu përparësi në këtë situatë është edhe furnizimi me ujë të pijshëm dhe me ushqime i banorëve të zonës, të cilët tashmë të evakuuar qëndrojnë nëpër konvikte e mjedise të tjera të përcaktuara.

18.45 - LSI: Edi Rama mban fjalime në Tiranë, gjithë shteti punon në Shkodër

Kur kryeministri Sali Berisha e cilësoi sot situatën në Shkodër si më të rëndën në këto 150 vjet, Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar sot Edi Ramën se ndërkohë që të gjithë autoritetet e shtetit janë në këmbë për të përballuar përmbytjet e pashembullta të Shkodrës dhe evakuimin e banorëve e dhënies së ndihmës ndaj tyre, ai s’po bën tjetër veçse po mban fjalime sa andej këndej gjë që dëshmon për qëndrimin josolidar të lidershipit të PS-së, me të dëmtuarit e përmbytjeve. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama theksoi në një konferencë për shtyp se “raste të tilla për fat të keq nxjerrin zbuluar të gjithë ata që stonojnë, që nuk janë të gatshëm të jenë pjesë e këtij solidariteti siç po bën për fat të keq lidershipi i Partisë Socialiste”.

“Unë dua të shpreh keqardhjen për qëndrimin në nonsens dhe në kundërshti me këtë qëndrim popullor solidar do të thosha të lidershipit socialist dhe gjithashtu do të doja të theksoj që më vjen mirë që socialistët në bazë, qytetarët që votojnë dhe mbështesin Partinë Socialiste nuk i janë bindur qëndrimit të mbajtur nga lidershipi socialist, sepse edhe ata vetë janë pjesë jo vetëm e përballimit të situatës, jo vetëm janë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, tha Rama.

Ai nënvizoi se kryesocialisti Rama në një gjest solidariteti me situatën e përmbytjeve duhej që mbledhjen e grupit parlamentar ta zhvillonte në Shkodër dhe deputetët socialistë, ashtu siç kanë bërë disa prej tyre, edhe sot të ishin pranë shtabeve të emergjencës në mjedisin ku punohet për të përballuar vështirësitë e krijuara nga situata e rëndë e përmbytjeve të ditëve të fundit.

Duke folur për kërkesën e Ramës për rikthimin e buxhetit në kuvend, për të cilin garantoi se mazhoranca do të marrë edhe votën pro të opozitës, Rama tha se “Kryetari i opozitës kishte të gjithë hapësirën dhe kohën e nevojshme që çdo qëndrim të partisë në lidhje me buxhetin e vitit 2011 ta reflektonte në sallën e kuvendit. Por, nuk ka të drejtë të bëjë ironi dhe të tallet me askënd. Nëse vërtetë ata kanë kontribute për të ofruar le të ndjekin rrugën parlamentare për çdo iniciativë për çdo projekt, sepse ky duhet materializuar në atë që është oferta konkrete në institucionin përkatës dhe angazhime të tilla nuk mund të shfaqen vetëm përmes mikrofonave të televizioneve”, tha Rama.

Ai vlerësoi ndër të tjera edhe përkushtimin e autoriteteve për vëmendjen dhe angazhimin tek përballimi i situatës tejet të rënduar në qytetin e Shkodrës, në qarkun e Shkodrës, por edhe në rrethe të tjera të vendit.

“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreh mirënjohjen për punën e shkëlqyer që po bëjnë të gjitha institucionet e angazhuara në këtë operacion humanitar. Në mënyrë të veçantë dua të veçoj punën e shkëlqyer që po bëjnë forcat e armatosura, strukturat e Ministrisë së Brendshme, autoritetet e pushtetit lokal dhe solidaritetin e shkëlqyer të shfaqur në një bashkëveprim vërtet të admirueshëm midis komunitetit, banorëve të zonës dhe trupave të angazhuara në operacionet e shpëtimit, evakuimit dhe të administrimit të kësaj situate, që nxjerrin në pah vlera fondamentale të shoqërisë shqiptare, ato që kanë të bëjnë më solidaritetin dhe me të gjendurin në krah njëri-tjetrit për t’i përballuar vështirësitë së bashku, nga njëra anë”, shtoi sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

Ai nënvizoi se parësore sot për sot është përballimi i situatës së emergjencës në Shkodër, mandej vijnë problemet e tjera të ëndësishme.

17.50 - Një javë nga përmbytja e Shkodrës, evakuohen edhe 87 persona nga Dajçi

Një javë pasi Shkodra dhe disa komuna të saj u pushtuan nga uji operacionet e shtabit të emergjencës në terren vijojnë ende ethshëm për përballimin situatës së krijuar dhe për të evakuuar e ardhur në ndihmë të gjithë banorëve të përmbytur dhe për të plotësuar nevojat e tyre më jetike. Shërbimet e policisë në terren dhe forcat e ushtrisë gjatë ditës së sotme kanë evakuuar sot 21 familje me 87persona.

Përkatësisht policia e Shkodrës informoi se janë evakuuar:

Në komunën Dajç 9 familje me 39 shtetas

Komuna Bërdicë, janë evakuar 7 familje me 31 shtetas

Komuna Bushat, janë evakuar 2 familje me 6 shtetas

Komuna Velipojë, janë evakuar 3 familje me 11 shtetas

Gjatë 24 orëve të fundit, forcat e policisë janë përqendruar në zonat më problematike ku ende niveli i ujit është i lartë si në fshatrat e Komunës Dajç, në fshatin Obot të Komunës Ana e Malit, në fshatrat Mali i Jushit e Trush i Poshtëm të Komunës Bushat, në fshatrat e Komunës Bërdicë, në fshatrat Kuç, Renc e Vukatanë të Komunës Guri i Zi, në fshatrat Ças, Pulaj, Reç e Luarzë të Komunës Velipojë, në lagjet periferike të qytetit buzë Liqenit të Shkodrës, si dhe në lagjet Xhabije, Tophan, Livadë e Salo halili në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Policia e Shkodrës bën me dije se edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar operacionet e dhënies së ndihmave, evakuimit si dhe transportit të bazës ushqimore dhe të gjësë së gjallë.

Në terren janë angazhuar gjithsej 798 forca policore, 3 helikopterë të Policisë së Shtetit, 10 kamionë për transport, 78 automjete të tjera të llojeve të ndryshme, si dhe 14 mjete lundruese.

Uniformat blu janë 24 orë në 24 në shërbim të banorëve si dhe për ruajtjen e sigurisë publike në zonat e përmbytura.

17.40 - AMC ndihmon banorët e zonave të përmbytura, jep dhe 50 mijë euro

AMC, menjëherë pas përmbytjeve në zonat veriore të Shqipërisë, do të kontribuojë me shumën 50 000 euro për të ndihmuar banorët e zonave. Shuma do të kalojë në llogarinë bankare “Emergjenca – Bashkia Shkodër”, të hapur nga Bashkia e Shkodrës për të mbështetur familjet në zonat e përmbytura.

Përveç kontributit financiar, AMC ka marrë edhe një numër masash për të vënë resurset e veta në dispozicion të autoriteteve dhe banorëve të zonave të prekura.

Në shumë vende ku uji është bërë pengesë për komunikimin, AMC ka ofruar ndihmë online në mënyrë që autoritetet vendore të kenë mundësi të përdorin celularët dhe të vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme.

Sot AMC filloi fushatën me SMS për të mbledhur fonde për këto familje në nevojë. Të gjithë abonentët AMC që dëshirojnë të japin kontribut, mund të dërgojnë SMS me tekst “Po” në numrin 56056. Çdo SMS kushton 50 lekë (pa TVSH).

Shuma e mbledhur do të shkojë për banorët në zonat e përmbytura të Shkodrës.

Gjatë gjithë kësaj kohe stafi teknik i AMC ka monitoruar nga afër infrastrukturën e rrjetit në terren dhe ka marrë masa që kanalet e telekomunikimit të jenë plotësisht funksionalë.

Reagimi i AMC në këtë situatë është pjesë e nismave të përgjegjësisë së korporatës të AMC, për të ndihmuar grupet e njerëzve në nevojë dhe për të dhënë shembullin e një kompanie me përgjegjësi sociale.

17.30 - Rikthehet energjia në disa zona të Tiranës, përfundon remonti në Burrel për shkak të përmbytjeve

Si pasojë e përmbytjeve në Shkodër, që plotësuan sot një javë kalendarike, Kompania CEZ Shpërndarje njofton se sot ka ndërprerë energjinë elektrike për disa zona në qytetin e Burrelit, ndërprerje kjo e detyrueshme për shkak të një remonti të nevojshëm si pasojë e përmbytjeve. Sipas CEZ ky remont pritej të bëhej në një mot të mirë, andaj CEZ njoftoi se pas remontit, energjia do të kthehet brenda 30 minutash.

CEZ tha se është vënë gjithashtu në punë nënstacioni Zues i rajonit të Shkodrës, i cili ndodhej në kushte problematike për shkak të përmbytjeve dhe nivelit të lartë të ujit në zonë. Me uljen e nivelit të ujit në plot 30 cm sot është kthyer energjia elektrike për 1500 banorë të zonave të Shkodrës që mbulon ky nënstacion.

Kompania çeke, bëri me dije se pas avarisë në një nga linjat e tensionit të mesëm 20 KË në kryeqytet që në orët e mëngjesit, që solli mungesën e furnizimit me energji elektrike të disa prej zonave në qendër të Tiranës, si ajo rreth Rrugës së Elbasanit; zona rreth piramidës, një pjesë e zonës “Ali Demi” si dhe disa lagje në zonën e ish-bllokut, kompania CEZ Shpërndarje bëri me dije se defekti tashmë është ndrequr.

Sipas kompanisë çeke, avaria në linjën e tensionit të mesëm 20 KW u rregullua duke risjellë edhe furnizimin me energji elektrike të zonave të lartpërmendura vetëm rreth orës 13:00.

Më herët CEZ Shpërndarje kishte informuar edhe për vënien në punë të linjës së OST-së në Fierzë – Fushë Arrëz 110 KË e që për pasojë ka sjellë edhe rikthimin në punë të nënstacioneve të Fushë-Arrësit, Kalimashit, Rexhepajt, Krumës, Pukës, Tuçit, Repsit, Rubikut, Rrëshenit dhe Kaçinarit.

Sipas CEZ Shpërndarjes situata sot në rajonin e Shkodrës sa i përket energjisë elektrike është përmisuar ndjeshëm, ku nga 6000 abonentë që ishin dje pa energji elektrike, aktualisht kjo shifër është ulur në rreth 1400 abonentë.

CEZ njofton se 105 punonjës të saj po punojnë 24 orë në 24 dhe po ndjekin çdo problem të hasur, gjithashtu edhe parandalimin e avarive të ardhshme.

17.20 - Vodafone: Ndihmë e menjëhershme për komunikimin e banorëve të prekur nga përmbytjet

Në përgjigje të situatës emergjente të krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës, në kuadër të nevojave emergjente për komunikim të familjeve të evakuuara dhe të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit, Vodafone Albania dhuron telefona dhe kohe bisede falas për mjekët e zonës dhe qendrat e strehimit të përkohshëm të të evakuuarve.

“Do t’iu përgjigjemi menjëherë njerëzve të prekur nga fatkeqësia natyrore duke vënë në plan të parë teknologjinë dhe shërbimet tona” – deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Haris Broumidis.

Sipas Z. Broumidis, 20 qendra shëndetësore do të pajisen me aparate celulare me kohë bisede falas për t’iu vënë në dispozicion mjekëve të cilët punojnë në zonat me risk të madh përmbytjeje për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me qendrat mjekësore të ngritura nga Ministria e Shëndetësisë.

Një sasi telefonash të tjerë me kohë bisede falas do të vendosen në ambientet ku janë strehuar familjet e evakuuara për t’iu mundësuar komunikimin me familjarët dhe të afërmit e tyre.

Në fillim të vitit 2010 me situatën e rënduar të përmbytjeve në zonën e Shkodrës, Vodafone dhuroi një fond prej 15 milionë lekë (115 000 Euro) për të ndihmuar familjet e prekura nga fatkeqësia e natyrës, fond i cili u menaxhua nga Kryqi i Kuq dhe Komiteti Ndërministror për Emergjencën.

Burime nga Vodafone thanë sot se kompania është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore për të përcaktuar nevojat për mbështetje shtesë ndaj komuniteteve të prekura nga përmbytjet.

17.00 - Grupi Çalik, ndihmë për banorët e prekur nga përmbytjet në rrethin e Shkodrës

Çalik Holding përmes tre kompanive që operojnë në Shqipëri ALBtelecom, BKT dhe Eagle Mobile mbështesin banorët e zonave të përmbytura në rrethin e Shkodrës.

Në mbështetje të banorëve të zonave të prekura nga përmbytjet ALBtelecom do të dhurojë rreth 25 mijë Euro ndihmë në llogarinë që është hapur nga Bashkia e Shkodrës në ndihmë të banorëve të përmbytur.

Kompania tjetër e Grupit Çalik, Banka Kombëtarë Tregtare do të dhurojë 25 mijë Euro të tjera (në total 50 mijë Euro nga Çalik Grup) për banorë e prekur nga fatkeqësia.

Eagle Mobile, kompania celulare e Grupit Çalik ka nisur një fushatë sensibilizimi me SMS, për mbledhjen e fondeve dhe kontributeve të qytetarëve shqiptarë në ndihmë të banorëve të rrethit të Shkodrës.

Si pjesë të ndihmës, kompania Eagle Mobile ka vënë në dispozicion edhe një grup numrash falas për ekipin e shpëtimit të cilët kanë mbërritur nga Turqia dhe po operojnë aktualisht në zonat e dëmtuara në ndihmë të banorëve.

Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, z. Sevket Acar (Shevket Axhar) vizitoi ditën e martë zonat e përmbytura në rrethin e Shkodrës për të ndjekur nga afër situatën e krijuar. Ai zhvilloi një takim dhe më Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, z. Lorenc Luka.

Gjatë takimit Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e kompanisë që drejton si dhe të Grupit Çalik për banorët e prekur nga përmbytjet.

Acar gjithashtu shprehu mbështetjen e kompanisë ALBtelecom dhe kompanive të tjera të Grupit Çalik për pushtetin vendor në Shkodër. Ai tha se në një situatë kaq të vështirë, kompanitë e grupit Çalik nuk mund të qëndrojnë pa iu gjendur pranë banorëve të Shkodrës.

“Ne si ALBtelecom, pjesë e “Çalik Group” jemi të ndjeshëm ndaj situatave të tilla me pasoja sociale për një zonë kaq të gjerë. Situata në zonat e përmbytura është e rëndë, ndaj ne nuk mund të qëndrojmë dhe të mos shprehim mbështetjen dhe ndihmën tonë modeste për Shkodrën dhe qytetarët e saj. Shpresojmë që ndihma dhe kontributi ynë simbolik të ndikojë sadopak për të lehtësuar vuajtjen e banorë të prekur. Uroj që gjendja e rënduar e përmbytjeve të marrë fund sa më parë”, u shpreh Acar.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Lorenc Luka nga ana e tij falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të ALBtelecom për mbështetjen. Sipas tij, ndihmat dhe kontributet për banorët e zonës do të mbërrijnë shumë shpejt tek qytetarët dhe banorët në nevojë.

Më herët, menjëherë pas situatës së krijuar nga përmbytjet, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, z. Hasan Sevilir A?an (Ashan) u bëri thirrje të gjitha bizneseve dhe kompanive turke, apo të zotëruara nga investitorë turq që të japin patjetër kontributin e tyre në ndihmë të banorëve të prekur nga fatkeqësia.

Një ekip prej rreth 22 personash të ekipeve të gjetjes dhe shpëtimit dhe 3 helikopterë dhe prej ditësh kanë mbërritur nga Turqia në mbështetje të ekipeve shqiptarë të ndihmës dhe aktualisht po operojnë në zonën e Shkodrës.

16.25 - Berisha-Arvizu: Jemi të shqetësuar për përmbytjet, do t’ju vijmë në ndihmë

Tiranë, 7 dhjetor, NOA – Katër ditë pas mbërritjes në Tiranë si diplomati i ri i SHBA-ve, ambasadori Aleksandër Arvizu është takuar sot me kryeministrin Sali Berisha, ku në qendër të bisedimeve kanë qenë situata e vështirë e përmbytjeve në Shkodër për përballimin e të cilës SHBA-të do të mbështesin Shqipërinë si dhe përpjekjet e të dyja shteteve për konsolidimin e sistemit të demokracisë në Shqipëri. Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu pasi e falenderoi për pritjen e ngrohtë kryeministrin Berisha theksoi se “unë dua të nënvizoj shqetësimin tim personal dhe atë të popullit amerikan dhe qeverisë sime për situatën e përmbytjeve në Shqipëri. Pa dyshim është një situatë shumë e vështirë dhe një shqetësim i madh është se reshjet kanë filluar relativisht më herët në sezon. Zakonisht fillojnë në janar, këtë vit filluan në dhjetor, gjë që përbën një shqetësim”, tha zoti Arvizu.

Ai bëri me dije se ambasada amerikane po monitoron situatën nga shumë afër duke siguruar se ai dhe stafi i tij do t’i përgjigjen sa më shumë të jetë e mundur nevojave të popullit shqiptar.

Ai ka lavdëruar autoritetet shqiptare për përpjekjete e deritanishme për të evakuuar banorët dhe për t’u ardhur në ndihmë me ushqime e medikamente e nevoja të tjera jetike, në mënyrë që fatkeqësia që pllakosi në Shkodër të mos marrë asnjë jetë njeriu.

“E di se me të gjithë ujërat e përmbytjet, me të gjitha vështirësitë, me të gjitha evakuimet, për aq sa jam në dijeni, asnjë jetë nuk është humbur, pa dyshim përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë për t’u kujdesur për mirëqenien, për njerëzit dhe mendoj se është një gjë shumë pozitive. Iu zotova Kryeministrit se ne do të jemi në kontakt të ngushtë me zyrtarët e tij në ditët dhe muajt në vijim, për t’u përpjekur për të vlerësuar nevojat dhe për t’u përgjigjur në masën që kemi mundësi. Unë shpresoj që do të jemi të aftë të shpallim së shpejti një linjë fillestare asistence, ende nuk i kemi të gjitha detajet, por sa të jenë të gatshme unë do të jem i lumtur t’ju vë në dijeni”, nënvizoi ambasadori amerikan.

Ai i tha kryeministrit Berisha se është shumë i privilegjuar dhe i lumtur që sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton dhe Presidenti Barack Obama i besuan drejtimin e misionit në Tiranë, duke theksuar se ndihet shumë i nderuar që në periudhën në vazhdim do të përmbushë misionin e tij në Shqipëri.

Në një prononcim në përfundim të takimit me ambasadorin amerikan kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare ambasadorit Arvizu për ndihmën, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe në të gjitha fushat.

“Ishte takimi i parë me ambasadorin e Shteteve të bashkuara në Shqipëri, Aleksandër Arvizu. Një takim tërësisht i hapur, miqësor. Unë shfrytëzova rastin edhe një herë t’i shpreh mirënjohjen time të thellë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,kombit amerikan, ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për të gjithë ndihmën e jashtëzakonshme që i kanë dhënë dhe japin Shqipërisë dhe shqiptarëve, kombit shqiptar në tërësi, në përpjekjet e tyre për të ndërtuar sistemin demokratik të bazuar në vlerat e lirisë”, tha kryeministri.

Ai theksoi sakaq se e informoi ambasadorin amerikan për përmasën e përmbytjeve në veri, por edhe në zonat e tjera të vendit, duke shtuar se falenderon ambasadorin për aktin e bujarisë dhe ndihmën që ambasada ka akorduar në mbështetje të këtyre zonave.

Po kështu shefi i qeverisë tha se gjatë takimit kanë diskutuar gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri.

Kryeministri Berisha e garantoi ambasadorin se “shqiptarët, të cilësuar ndoshta për shkak të historisë si kombi më pro amerikan, janë të vetëdijshëm dhe e kanë obligim kryesor që të ndërtojnë këtë vend dhe të konsolidojnë vlerat e lirisë dhe demokracisë, vlera jetike për qytetarët shqiptarë”.

“Ramë dakord që në frymë tërësisht të hapur transparente të bashkëpunojmë për marrëdhënie midis dy vendeve tona dhe për një ndihme dhe mbështetje në konsolidimin e këtyre vlerave dhe të shteti ligjor në Shqipëri”, shtoi kryeministri.

Ndërsa ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu duke mbështetur fjalët e kryeministrit Berisha theksoi se “patëm një diskutim shumë të mirë për historinë e miqësisë dhe marrëdhënieve midis vendeve dhe i shpjegova sa i kënaqur, sa i gëzuar jam për misionin tim dhe mezi pres për një bashkëpunim të ngushtë me Kryeministrin dhe me qeverinë e tij në të ardhmen”.

Ambasadori i ri amerikan, Aleksandër Arvizu, një diplomat karriere i SHBA-ve në disa vende të botës, erdhi me mision në Tiranë pas përfundimit të misionit të ish-ambasadorit Xhon Withers.

14.15 - Koalicioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve: Vlerësojmë vendimin e ERE

Koalicioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka vlerësuar si mjaft pozitivë vendimin e Entit Rregullator të Energjisë për mos rritjen e çmimit për vitin 2011.

Avokati Altin Goxhaj deklaroi sot se vendimi i ERE është i përgjegjshëm, megjithë përpjekjet e shumta që CEZ, OST dhe KESH kanë bërë për të rritur çmimin.

Duke përmendur faktin e organizimit të protestave nga ana e shoqërisë civile, Goxhaj shprehet se “Koalicioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve i përbërë nga 50 organizata të shoqërisë civile sot shënojë një histori suksesi të shoqërisë civile shqiptare në luftën për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve”.

Përveç vendimit të sotëm Koalicioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve kërkon që brenda dhjetorit ERE të ndërmarrë iniciativën e një seance dëgjimore publike për diskutimin e kontratës së munguar mes CEZ dhe konsumatorëve

“Për këtë arsye Koalicioni i bën thirrje komisionerëve që brenda dt. 15 Dhjetor 2010 të njoftojnë publikun, CEZ dhe organizatat e shoqërisë civile për nevojën e një kontrate të me kushte të drejta dhe të barabarta”, tha sot Goxhaj.

15.10 - Topalli: Banorët duhet tu binden urdhrave të Shtabit të Emergjencës

Shkodër, 7 dhjetor, NOA – Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar sot nga banorët e Shkodrës që të mirëkuptojnë veprimet e forcave të policisë dhe të ushtrisë, si dhe të zbatojnë udhëzimet e tyre, me qëllim që të mos ketë asnjë humbje në jetë njerëzish.

Deklarata e kryeparlamentares u bë gjatë vizitës që zhvilloi paraditen e sotme me Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrat e qeverisë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Shkodrës.

Në qendër të diskutimeve ishin masat që po merren orë pas ore, ditën dhe natën për evakuimin e banorëve, gjësë së gjallë dhe furnizimit me ushqime, ujë të pijshëm dhe me ilaçe nëpërmjet helikopterëve dhe mjeteve motorike nga toka dhe uji.

Kryetarja e Kuvendit sërish shprehu konsideratat dhe falenderimet e veçanta për solidaritetin e jashtëzakonshëm që po tregojnë qytetarët shkodranë dhe të gjithë Shqipërisë, në mbështetje të kësaj situate të vështirë.

Në të gjitha zonat e përmbytura, ushtria, policia, forcat speciale, bluzat e bardha dhe të gjitha strukturat e shtetit, janë në gatishmëri të plotë në mbështetje të çdo kërkese dhe nevoje të banorëve të prekur nga përmbytja.

13.55 - Kryqi i Kuq informon Presidentin për situatën e përmbytjeve

Drejtuesit e Kryqit të Kuq Shqiptar, Shyqyri Subashi dhe Zamir Muça kanë informuar ditën e sotme Presidentin Bamir Topi në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër.

Kreu i Kryqit të Kuq, Shyqyri Subashi, deklaroi gjatë takimit se janë ndërmarrë shumë misione për furnizimin me ushqime dhe veshmbathje, ardhjen në ndihmë dhe asistencën psiko-sociale e solidaritetin njerëzor për të gjitha familjet e prekura nga përmbytja.

Presidenti Topi vlerësoi veprimtarinë dhe kontributin që Kryqi i Kuq Shqiptar ka dhënë dhe po jep në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta të ditëve të fundit.

Topi shprehu gatishmërinë e plotë personale dhe institucionale për të rritur edhe më tej bashkëpunimin dhe koordinimin në mbështetje të punës vullnetare dhe humanitare dhe rritjes së ndjeshmërisë e solidaritetit njerëzor.

13.45 - Jaku: Kur ne punonim për argjinaturën e Torovicës deputeti i PD gjuante rosa

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk kanë munguar dhe batutat dhe akuzat për sulmet politike që u janë bërë socialistëve nga mazhoranca gjatë ditëve të fundit.

Deputeti i Lezhës, Gjok Jaku hodhi poshtë akuzat e bëra nga përfaqësuesit e mazhorancës, Sokol Olldashi dhe Edi Paloka, të cilët kanë deklaruar se socialistë nuk kanë vizituar zonat e përmbytura prej një javë.

Jaku është ndalur konkretisht në zonën e argjinaturës së Torovicës, ku ka theksuar se ka ndjekur nga afër dhe ka dhënë ndihmën përpara se atje të shkonin deputetët e mazhorancës, apo përfaqësuesit vendor.

“Në mënyrë apsolute nuk është ndërhyrë asnjëherë në pjesën e Torovicës. Unë kam qenë që në ditët e parë të përmbytjes, në kohën kur deputeti i PD-së gjuante rosa në liqen”, tha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, deputeti Gjok Jaku.

Ai është ndalur në faktin se situata në Torovicë u bë alarmante që me përmbytjen e parë të janarit.

Jaku ka theksuar se gjatë kësaj kohe nuk është marrë asnjë masë. “Nëse do të ishte parë riparimi i asaj argjinature sot nuk do të ishim në ethet e atij terrori”, tha Jaku.

Nga ana tjetër, Jaku ka theksuar se duhet të mbahet përgjegjësi edhe për hapjen e portave të digave, të cilat rrezikuan jetën e banorëve të zonës.

“Ajo që dua të theksoj është lëshimi i 2 mijë m3 ujë në sekondë nga hidrocentralet. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për hapjen e papritur të gjithë asaj mase uji, që bllokoi rrugën, por edhe rrezikoi jetën e banorëve që po shfrytëzonin rrugën nga Miloti në Kukës”, tha sot Jaku.

13.20 - ERE: Nuk ndryshon çmimi i energjisë elektrike

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka vendosur të mos marrë parasysh kërkesën e kompanisë çeke, CEZ Shpërndarje për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Çmimi pra do të mbetet në fuqi ai ekzistues prej 9.53 lekë për kilovat/orë. Çmimi nuk ndryshon për 300 kilovatët e parë të konsumit.

Vendimi është marrë pak minuta më parë nga ERE gjatë mbledhjes së zhvilluar me përfaqësuesit e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe CEZ Shpërndarje.

CEZ shpërndarje kërkoi pak kohë më parë një rritje të çmimit të energjisë e vlerë 13 për qind.

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë ka deklaruar se vendimi i këtij institucioni do të merret në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve.

13.15 - Rama: Fatura e përmbytjeve në Shkodër, 260 milionë euro

Kryetari i Partisë Socialiste ka bërë bilancin e parë të përmbytjeve në Shkodër. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, Rama ju referua llogaritjes së dëmeve në bazë të çmimeve të tregut dhe deklaroi se “sot mund të flasim për një fature 260 milionë euro”.

Kreu i PS-së përllogariti se rreth 70 milionë euro vlen vetëm përmbytja e tokave në Qarkun e Shkodrës.

“Le të marrim 3500 shtëpi, dyqane, biznese, prona me një vlerë 10 mijë euro, jemi në shifrën prej 35 milionë euro”, tha kreu i PS-së për llogaritjen e dëmeve për banesat e përmbytura.

Ai u shpreh se shifra prej 26 milionë eurosh është shumë me lartë, po të kihet parasysh dhe korrupsioni. Ai ka thënë se duhet ndërhyrje emergjente.

Kreu i PS-së u shpreh se
“Përmbytjet nuk janë vepër e zotit, por janë rezultat i dështimit të Sali Berishës. Në janar në atë zonë problemi ka dalë sheshit dhe rreziku është shfaqur përballë një argjinature të rrënuar”, tha Rama në mbledhjen e sotme të Grupit të PS-së.

Ai premtoi si masa ligjore miratimin e moratoriumit për mos prerjen e pyjeve dhe mos gërmimet në lumenj.

12.36 - Rama: Përmbytjet nuk janë fatkeqësi natyrore, shteti po falimenton

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka cilësuar situatën e krijuar në gjithë vendin si fatkeqësi e ndodhur nga braktisja e detyrës nga shteti.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi diskutuar me ekspertë të njohur të fushës, por i jemi referuar analizave të bëra më parë si edhe programit tonë qeverisës. Qoftë edhe konsultata e fundit me ekspertë, apo dhe alternativa jonë qeverisëse e materializuar në programin tonë flasin fare qartë, për faktin se gjendja katastrofike është rezultat i braktisjes së detyrës nga ana e shtetit, jo sot, por prej 20 vitesh”, tha kreu i PS-së.

Duke folur në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se ajo që po ndodh sot në vend, nuk mund të quhet fatkeqësi natyrore, por keqmenaxhim.

“Vetëm fatkeqësi natyrore nuk është kjo që ndodh në mënyrë të përsëritur, e cila është e jashtëzakonshme në përmasa, por fatkeqësisht dhe nuk ka si ndodh ndryshe, po bëhet e zakonshme si dukuri, sepse është momenti i ballafaqimit me falimentimin e shtetit të një politike të vjetër të mbrapsht, injorante”, tha Rama.

Kreu i PS-së u shpreh se vendi po rrezikon kënetëzimin. “Nuk baht fjalë për uragane dhe cuname, që kanë parashikueshmëri të ulët, por bëhet fjalë për shira”, tha Rama.

12.35 - Berisha nga Shkodra: Eshtë përmbytur 40% e qytetit

“Eshtë përmbytur 40% e qytetit të Shkodrës, ndërsa situata emergjente e krijuar atje, është një provë për vetë shtetin”.

Kështu është shprehur paraditen e sotme kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë inspektimit të radhës nga qyteti verior, i cili prej ditësh rezulton të jetë nën ujë dhe duke u përballur me një situatë emergjente përmbytjesh.

Sipas tij, ka ende familje pa rezerva ushqimore, të cilat përballen me vështirësi në jetën e tyre të përditshme.

Për këtë arsye, ai iu drejtoi një apel qytetarëve që në çdo pallat të bëhet një grup, i cili do të merret me shpërndarjen e ndihmave.

Ndër të tjera, Berisha tha se problematika kryesore është liqeni, ndërsa shtoi se në këta muaj do të nisë projekti i by passit.

“Do të negociohet me Malin e Zi, duke zhvilluar negociata për thellimin e Bunës”, tha ai.

12.25 - Kadeli: Deputetët e PS kanë qenë në zonat e përmbytura

Deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Lezhës, Gjovalin Kadeli i ka quajtur shpifje deklaratat e deputetëve të Partisë Demokratike, për mos praninë e deputetëve socialistë në zonat e përmbytura.

Në mbledhjen e grupit të PS-së, Kadeli u shpreh se ai personalisht, por edhe deputetë të tjerë të PS-së, kanë qenë që nga fillimi i përmbytjeve në Lezhë.

Kadeli u dal dhe në mos marrjen e masave nga ana e mazhorancës për përballimin e situatës. Ai u shpreh se ka munguar ndihma e nevojshme dhe marrja e masave efiçente nga strukturat qeverisëse.

Kadeli është ndalur në mungesën e investimeve afatgjatë në zonat e përmbytjes.

12.15 - Grupi i PS diskuton për përmbytjet dhe qëndrimin e opozitës

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të vendos për qëndrimin që do të mbajë opozita në lidhje me përmbytjet në Shkodër. Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së po zhvillohet këto moment në ambientet e hotel Tirana International.

Pritet që kryetari i PS-së, Edi Rama të mbajë një fjalim për situatën e krijuar në Shkodër nga vërshimi i ujit dhe në qytetet të tjera si Vlorë dhe Fieri.

Burime nga PS-ja thënë për Agjencinë NOA se mbledhja e grupit pritet se marrë një vendim dhe për çështjen që ka të bëjë me rishikimin e buxhetit të vitit 2011.

Partia Socialiste ka kërkuar që të rishikohet buxheti në masën 100 për qind, duke i kaluar të gjitha investimet në bonifikimin e zonave të përmbytura.

11.00 - CEZ: Mungon energjia elektrike në Tiranë, ja zonat

Si rrjedhojë e një avarie, në një nga linjat e tensionit të mesëm 20 kv në Tiranë, rreth orës 08:40 të ditës së sotme, aktualisht mungon energjia elektrike në disa zona.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të kompanisë CEZ Shpërndarje, sipas të cilave zonat ku aktualisht mungon energjia në Tiranë, janë konkretisht: zona rreth Rrugës së Elbasanit, zona rreth Piramidës, një pjesë në zonën Ali Demi, si dhe një pjesë rreth zonës së ish-Bllokut.

“CEZ Shpërndarje po punon për zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa do njoftojë në vazhdimësi për riparimin e defektit”, përfundon njoftimi i CEZ Shpërndarje.

10.10 - KESH: Fierza, vetëm 5 metra larg kufirit maksimal

Korporata Energjetike Shqiptare, në vijëmësinë e publikimit të të dhënave më të fundit për situatën në kaskadën e Drinit, pohon se megjithë rënien e prurjeve në to, sërish mund të thuhet se nivelet e ujit në to janë ende të larta.

Kështu, sipas të dhënave të konfirmuara nga KESH, në liqenin e Fierzës lartësia e ujit ka arritur 291.22 metra, e cila është vetëm 5 metra larg kuotës maksimale të lejuar.

Ndërkaq, niveli i prurjeve në këtë hidrocentral është 750 m3 për sekondë, ndërsa shkarkimet janë 1065 m3 për sekondë.

Kurse në hidrocentralin e Komanit, niveli liqenit mësohet se ka arritur 170.02 metra; ku vlera maksimale e lejuar është 175 metra.

Prurjet në mëngjesin e sotëm kanë qenë 1321 m3 për sekondë, ndërsa shkarkimet 1386 m3 për sekondë.
Në fund, në Vaun e Dejës niveli i ujit është 74.11 metra, prurjet 1586 m3 për sekondë dhe shkarkimet 1.439 m3 për sekondë.

09.25 - Caritas: Ja ndihma që kemi dhënë për të përmbyturit

Lidhur me situatën e rëndë që po kalojne disa zona për shkak të vërshimit të ujërave “Caritas Shqiptar” me ekipin e tij të emergjencës, ka nisur punën në ndihmë të personave të prekur nga përmbytjet që muajin e kaluar, kur uji dëmtoi shumë shtëpi në Fushë-Krujë.

Kështu, Bashkia e Fushë-Krujës ka besuar nën kujdesin e Caritasit shqiptar një qendër pritje, ku janë strehuar familje nga komuniteti rom dhe për to, Caritas siguron ushqim, veshmbathje dhe artikuj higjeno-sanitarë.

Ndërkaq, me rëndimin e situatës në Shkodër, ekipi i emergjencave u vendos menjëherë në këtë zonë dhe asistoi familjet e izoluara nga përmbytjet në Obot, kryesisht me bukë dhe ujë. Shpërndarja e tyre u bë e mundur në bashkëpunim me përgjegjësit e qendrës “Orionin”.

Që prej datës 4 dhjetor, Caritasi ka filluar dërgimin e produkteve ushqimore dhe sanitare, pranë Caritas Dioqezan Shkodër, nga ku bëhet shpërndarja drejt zonave të përmbytura.

Gjithashtu, ekipi i Emergjencave të Caritasit, po përgatit projektin për të lehtësuar rikthimin e familjeve të evakuara në shtëpitë e tyre.

09.10 - CEZ: U rikthehet energjia elektrike dhe 7600 banorëve të tjerë

Në vijëmësinë e operacionit për rikthimin e energjisë elektrike, aty ku furnizimi i saj ka qenë i detyruar të ndërpritet për shkak të përmbytjeve, kompania CEZ Shpërndarje, bën me dije në raportimin e saj më të fundit lidhur me situatën, se linja e OST-së Fierzë-Fushë Arrëz 110 KV u vu në punë sipas parashikimit të njoftuara.

Si rrjedhojë, po punojnë normalisht nënstacionet: Fushë-Arrëz, Kalimash, Rexhepaj, Krumë, Pukë, Tuç, Reps, Rubik, Rrëshen dhe Kaçinar.

Gjithashtu, situata sot në rajonin e Shkodrës përsa i përket energjisë elektrike është përmirësuar ndjeshëm.

Nga 6000 abonentë që ishin dje pa energji elektrike, aktualisht kjo shifër eshte rreth 1400 abonentë.

105 punonjës të “CEZ Shpërndarje” vazhdojnë të punojnë 24 orë dhe po ndjekin çdo problem të hasur, si dhe për të parandaluar të tjerë.

Ndërkohë që energjia është kthyer edhe për 3000 abonente të vendbanimeve si Tiranë (Tufinë, Prezë); Durrës (Gjiri i Lalzit); Pukë (Luf dhe Gjegjan); Bajram Curri (Tropojë);

Vlorë; Tepelenë (Memaliaj); Librazhd (Lunik) dhe Gramsh (Valth).

08.35 - Meta: Problemet janë serioze, por çdo gjë është nën kontroll

Ministri i Energjetikës, Ilir Meta, deklaroi së fumdni lidhur me situatën e përmbytjeve në veri të vendit, se ka ende disa zona problematike, sikurse është komuna e Dajçit, Bërdica, komuna e Trushit, por dhe një pjesë e mirë e komunës së Bushatit, sikurse edhe një pjesë e komunës së Velipojës.

“Gjithashtu janë regjistruar probleme të tjera edhe në dy fshatra të komunës së Ana Malit, në disa pjesë të rrethinave dhe një pjesë e rëndësishme e qytetit të Shkodrës e cila është ende e përmbytur”, tha ai në një prononcim për mediat.

Duke shtuar se problemi kryesor është mungesa e një komunikimi të lirshëm, në raport me problemet shëndetësorë, asistenca shëndetësore është kudo.

“Ndërsa lidhur me furnizimin me ushqime, me bukë apo me ujë, kjo që tashmë funksionon në mënyrën më optimale të mundshme, edhe brenda qytetit, në sajë të masave të marra nga Bashkia, forcat e policisë dhe strukturat e tjera, por edhe përsa i takon komunave të tjera në të cilët banorët vazhdojnë të jetojnë aty dhe janë të izoluar”, shtoi më pas ai.

Duke vënë në dukje faktin se në dispozicion të të gjithë banorëve janë vendosur nga prefektura 8 numra telefoni, ku banorët mund të telefonojnë për arsye nga më të mundshmet dhe mund të marrin përgjigje dhe asistencën e duhur.

“Problemet janë serioze, por çdo gjë është nën kontrollin e forcave të rendit. Dhe të gjitha zonat nën kontrollin e forcave të ushtrisë. Dhe kuptohet që ky operacion humanitar i cili është i përmasave më të mëdha deri tani, nuk mund të jetë perfekt por është totalisht optimal dhe me përgjegjësi maksimale dhe po vjen duke u përmirësuar çdo ditë”, përfundoi Meta.


KOMENTE