Tiranë, 7 dhjetor, Update, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste ka bërë bilancin e parë të përmbytjeve në Shkodër. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, Rama ju referua llogaritjes së dëmeve në bazë të çmimeve të tregut dhe deklaroi se “sot mund të flasim për një fature 260 milionë euro”.
Përmbytjet, raportim minutë pas minuteKreu i PS-së përllogariti se rreth 70 milionë euro vlen vetëm përmbytja e tokave në Qarkun e Shkodrës.
“Le të marrim 3500 shtëpi, dyqane, biznese, prona me një vlerë 10 mijë euro, jemi në shifrën prej 35 milionë euro”, tha kreu i PS-së për llogaritjen e dëmeve për banesat e përmbytura.Ai u shpreh se shifra prej 26 milionë eurosh është shumë me lartë, po të kihet parasysh dhe korrupsioni. Ai ka thënë se duhet ndërhyrje emergjente.
Kreu i PS-së u shpreh se
“Përmbytjet nuk janë vepër e zotit, por janë rezultat i dështimit të Sali Berishës. Në janar në atë zonë problemi ka dalë sheshit dhe rreziku është shfaqur përballë një argjinature të rrënuar”, tha Rama në mbledhjen e sotme të Grupit të PS-së.
Ai premtoi si masa ligjore miratimin e moratoriumit për mos prerjen e pyjeve dhe mos gërmimet në lumenj.
a.k/NOA