Tiranë, 7 dhjetor, NOA – Si pasojë e përmbytjeve në Shkodër, që plotësuan sot një javë kalendarike, Kompania CEZ Shpërndarje njofton se sot ka ndërprerë energjinë elektrike për disa zona në qytetin e Burrelit, ndërprerje kjo e detyrueshme për shkak të një remonti të nevojshëm si pasojë e përmbytjeve. Sipas CEZ ky remont pritej të bëhej në një mot të mirë, andaj CEZ njoftoi se pas remontit, energjia do të kthehet brenda 30 minutash.
Përmbytjet, raportim minutë pas minuteCEZ tha se është vënë gjithashtu në punë nënstacioni Zues i rajonit të Shkodrës, i cili ndodhej në kushte problematike për shkak të përmbytjeve dhe nivelit të lartë të ujit në zonë. Me uljen e nivelit të ujit në plot 30 cm sot është kthyer energjia elektrike për 1500 banorë të zonave të Shkodrës që mbulon ky nënstacion.
Kompania çeke, bëri me dije se pas avarisë në një nga linjat e tensionit të mesëm 20 KW në kryeqytet që në orët e mëngjesit, që solli mungesën e furnizimit me energji elektrike të disa prej zonave në qendër të Tiranës, si ajo rreth Rrugës së Elbasanit; zona rreth piramidës, një pjesë e zonës “Ali Demi” si dhe disa lagje në zonën e ish-bllokut, kompania CEZ Shpërndarje bëri me dije se defekti tashmë është ndrequr.
Sipas kompanisë çeke, avaria në linjën e tensionit të mesëm 20 KW u rregullua duke risjellë edhe furnizimin me energji elektrike të zonave të lartpërmendura vetëm rreth orës 13:00.
Më herët CEZ Shpërndarje kishte informuar edhe për vënien në punë të linjës së OST-së në Fierzë – Fushë Arrëz 110 KË e që për pasojë ka sjellë edhe rikthimin në punë të nënstacioneve të Fushë-Arrësit, Kalimashit, Rexhepajt, Krumës, Pukës, Tuçit, Repsit, Rubikut, Rrëshenit dhe Kaçinarit.
Sipas CEZ Shpërndarjes situata sot në rajonin e Shkodrës sa i përket energjisë elektrike është përmisuar ndjeshëm, ku nga 6000 abonentë që ishin dje pa energji elektrike, aktualisht kjo shifër është ulur në rreth 1400 abonentë.
CEZ njofton se 105 punonjës të saj po punojnë 24 orë në 24 dhe po ndjekin çdo problem të hasur, gjithashtu edhe parandalimin e avarive të ardhshme.
mit/NOA