Londër, 7 Dhjetor, NOA- Themeluesi i shërbimit Wikilieaks, Julian Assange, është arrestuar.
Ky veprim vjen pas marrjes nga autoritetet e rendit Britanik të një fletëarresti nga Suedia, ku Assange akuzohet për përdhunim.
Themeluesi i Wikileaks, është vënë në qendër të vëmendjes pasi ka publikuar shkëmbimet diplomatike sekrete duke “goditur” Uashingtonin.
Tashmë ai po përgatitet të flasë me autoritete britanike për të dhënë versionin e tij për ngjarjen. Por nga ana e tij Assange i ka hedhur poshtë akuzat, por prokurori i Përgjithshëm e SHBA-ve ka bërë me dije se punonjësit e tij do të studiojnë kodet ligjore për të ngritur padi në lidhje me publikimin e këtyre çështjeve sekrete.
Wikileaks-it i është dashur të ndryshojë disa herë edhe adresën në internet, pas ndërhyrjeve të vazhdueshme të personave të paautorizuar në faqen e shërbimit.
a.y/NOA