English

Urgjent/ ERE: Nuk ndryshon çmimi i energjisë

Tiranë, 7 dhjetor, NOA – Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka vendosur të mos marrë parasysh kërkesën e kompanisë çeke, CEZ Shpërndarje për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Përmbytjet, raportim minutë pas minute

Çmimi pra do të mbetet në fuqi ai ekzistues prej 9.53 lekë për kilovat/orë. Çmimi nuk ndryshon për 300 kilovatët e parë të konsumit.

Vendimi është marrë pak minuta më parë nga ERE ku u diskutua për kërkesën e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe CEZ Shpërndarje.

Pas mbledhjes së bordit të ERE, që ka zgjatur rreth tre orë, u vendos të mos merren parasysh kërkesat e operatorëve. Ditën e sotme përfaqësues të shoqatave civile kanë protestuar para Entit Rregullator të Energjisë duke kërkuar mos rritjen e çmimit.

Përfaqësues të ERE deklaruan se çmimi mesatar i energjisë elektrike do të jetë ai i mëparshme me 9.53 lekë për kv/orë.

CEZ shpërndarje kërkoi pak kohë më parë një rritje të çmimit të energjisë e vlerë 13 për qind.

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë ka deklaruar se vendimi i këtij institucioni do të merret në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve.

a.k/NOA

KOMENTE