English

Vendimi i plotë i ERE për mos rritjen e çmimit të energjisë

Tiranë, 7 dhjetor, NOA – Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) vendosi sot që çmimet e energjisë elektrike të mos rriten për vitin 2011. Vendimi është i vlefshëm si për konsumatorët familjar edhe për bizneset.

Marrja e një mase të tillë nga ERE është padyshim një lajm i mirë qytetarët, duke qenë se rritja e çmimit pritej të ishte rreth 13 për qind. Një shumë kjo që do të rëndonte mbi xhepat e qytetarëve dhe bizneseve.

Kërkesa për rritjen e çmimit u bë nga kompania çeke e shpërndarjes së energjisë CEZ Shpërndarje. Ndërkohë që duhet theksuar fakti që edhe KESH dhe OST, të cilat janë ende kompani shtetërore, donin të përfitonin në kurriz të qytetarëve duke mbështetur edhe ata rritjen e çmimit të energjisë së kërkuar nga CEZ.

Më poshtë gjeni të plotë vendimin e sotëm të Entit Rregullator të energjisë.


Deklarate për shtyp

Bordi Komisionerëve i Entit Rregullator të Energjise, ne mbledhjen e tij te dates 7 dhjetor 2010, vendosi miratimin e çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët tarifore për vitin 2011.Ne vendimin e tij Bordi i Komisionereve ka shqyrtuar dhe vleresuar me objektivitet dhe pa asnje paragjykim aplikimet si me poshte:

KESH sh.a. - per percaktimin e tarifes se prodhimit te energjise elektrike dhe te tarifes se furnizimit publik me shumice te energjise elektrike,

TEC Vlore sh.a - per aplikimin e percaktimit te cmimit te shitjes se energjise elektrike te Furnizuesi Publik me Shumice.

OST sh.a - per percaktimin e tarifes se transmetimit te energjise elektrike.

CEZ Shperndarje sh.a - per percaktimin e tarifes se shperndarjes se energjise elektrike dhe furnizimit publik me pakice per konsumatoret tarifore per vitin 2011.

ERE per shqyrtimin dhe miratimin e tarifave, eshte mbeshtetur ne aktet ligjore dhe nenligjore si me poshte:

Ligji Nr. 9072, date 22.05.2003 “Per sektorin e energjise elektrike“, te ndryshuar;

Vendimin Nr. 12, date 03.03.2009 te Bordit te Komisionereve te ERE-s, “Per miratimin e Deklarates Rregullatore”;

Vendimin nr.46 date 14.06.2010 te Bordit te Komisionereve te ERE-s “Mbi kerkesen e OSSH Sha lidhur me nivelin e humbjeve te energjise per vitin 2008 dhe vendimit 93, date 30.11.2010 “Per miratimin e programit te uljes se humbjeve totale per 3 Periudhat e Rregullimit”;

Vendimin nr. 77, date 26.06.2008, te Bordit te Komisionereve te ERE-s, “Per miratimin e metodologjise se llogaritjes se tarifes per kompanine publike te gjenerimit te energjise elektrike”;

Vendimin nr. 78, date 26.06.2008, te Bordit te Komisionereve te ERE-s, “Per miratimin e metodologjise se llogaritjes se tarifes per furnizuesin publik me shumice te energjise elektrike”;

Vendimin nr. 59, date 29.12.2005, te Bordit te Komisionereve te ERE-s, “Per miratimin e metodologjise se llogaritjes se tarifes se transmetimit te energjise elektrike”;

Vendimin nr. 79, date 26.06.2008, te Bordit te Komisionereve te ERE-s, “Per miratimin e metodologjise se llogaritjes se shperndarjes te energjise elektrike;

Vendimin nr. 80, date 26.06.2008, te Bordit te Komisionereve te ERE-s, “Per miratimin e metodologjise se llogaritjes se tarifes per furnizuesin publik me pakice te energjise elektrike.

Bordi i Komisionereve te ERE-s ka marre gjithashtu ne konsiderate argumentat, llogaritjet, mendimet dhe propozimet e paleve te interesuara te shprehura ne seancen degjimore publike te dates 18.11.2010.

Pas perfundimit te ketij procesi tejet transparent, duke analizuar me paanesi dhe pa asnje qendrim preferencial aplikimet e Kompanive, Bordi i Komisionereve te ERE-s, vendosi te miratoje te njejten strukture tarifash per cdo grup te klienteve tarifore si ajo egzistuese. ERE edhe pergjate vitit 2011 vendosi te ruaje te njejtat cmime si dhe sistemin tarifore me dy blloqe si nje mase tranzitore duke lene ne fuqi nje cmim prej 7.70 leke /kwh per konsumin deri 300 kwh, dhe per konsumin mbi 300 kwh nje cmim prej 13.50 leke per kwh.

ERE mendon se kjo strukture dekurajon shfrytezimin e energjise elektrike per ngrohje dhe gatim dhe keto dy sherbime mund te garantohen nga burime alterantive me kosto konkurruese. Gjithashtu mbajtja e nje strukture te tille eshte kerkuar me kembengulje dhe nga te gjitha palet e interesuara: Shoqata e Konsumatoreve, Avokati i Popullit, METE, etj shprehur secila ne ne seancen publike degjimore te dates 18.11.2010.

Ne kete vendimarrje ERE ka synuar te vendos ekujlibrat ndermjet interesave te investitoreve konsumatoreve dhe shtetit duke percaktuar cmime te perballueshme nga konsumatoret e te gjitha kategorive, te lejoje kompanite te kryejne investimet dhe te marrin te ardhurat e nevojshme per ushtrimin e veprimtarise ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.

Tarifa e energjise se pikut do te jete ne masen 5% me e larte se tarifa baze e energjise per cdo grup klientesh per vitin 2011. Kjo aresyetohet me argumentin qe sistemi elektroenergjetik shqiptar eshte i bazuar mbi HEC-e dhe kosto e mbulimit te pikut nga keto centrale eshte me e vogel se kosto e importit si dhe ne te njejten kohe cmimi i importit, i cili ka sherbyer si refernce per llogaritjen tarifes se pikut, per vitete 2009 dhe 2010 ka pesuar renie duke rezultuar edhe me i ulet se cmimet e energjise per grupet e klienteve .

E gjithe puna e ERE-s ne kete proces eshte udhehequr ne parimet e:

Mbulimit te kostove dhe sigurimit te te ardhurave te nevojshme per shoqerite - ERE vlereson se cmimet dhe tarifat e miratuara te energjise elektrike, sigurojne te ardhurat e nevojshme per shoqerite KESh sh.a, TEC VLora sh.a, OST sh.a dhe OSSH sha. per te lejuar nje furnizim te panderprere me energji elektrike te konsumatoreve tarifore, gjate gjithe vitit 2010.

Pavaresise, paanesise dhe objektivitetit - Ne perputhje me autoritetin e dhene sipas Ligjit nr..9072 date 22.05.2003 “Per sektorin e energjise elektrike” ERE ka vepruar si nje institucion i pavarur nga politika, nga presioni mediatik si dhe nga presioni i shoqerive qe kane aplikuar per cmime dhe tarifa per vitin 2010.

Transparences - permes realizimit te procesi te shqyrtimit te aplikimeve tejet transparent dhe zhvillimit te sencave degjimore.

Mbrojtja e konsumatorit nga mundesia e veprimit te efektit monopol - ERE ka trajtuar me kujdes te vecante mbrojtjen e konsumatorit nga veprimi i dukurise “monopol” ne sistemin e furnizimit me energji elektrike.

Mosndersubvencionimi - Nje nga parimet kryesore te politikave rregullatore ne fushen e vendosjes se cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike eshte shmangia e ndersubvencionimit ndermjet kategorive te ndryshme te konsumatoreve.

Rritja e eficiences se perdorimit te energjise elektrike - cka nenkupton perdorimin e saje kryesisht ne ato drejtime ku ajo jep efektet me te medha ne rritjen ekonomike te vendit dhe ne sigurimin e nje jetese normale per qytetaret. Ne kete kuader ERE ka zbatuar nismen e dekurajimit te perdorimit te energjise elektrike per ngrohje banese nepermjet perdorimit te mekanizmit te cmimit si element rregullator.

Inkurajimi i investimeve - si nje faktor me rendesi qe ndikojne ne rritjen e sigurise se furnizimit me energji elektrike, ne permiresimin e cilesise se furnizimit, ne rritjen e transparences ndaj konsumatorit, ne zvogelimin e humbjeve teknike dhe jo-teknike, ne permiresimin e kushteve per mbrojtjen e jetes dhe te pasurise se qytetareve etj.

Per kategorite e tjera te konsumatoreve te ndare sipas nivelit te tensioneve ERE ka vendosur cmimet si me poshte:

Kliente te transmetimit TL me asete te zoteruar prej tyre - 6.20 leke/kWh

Kliente te furnizuar ne N/S 110 kV te shperndarjes - 8 leke/kWh

Kliente te furnizuar ne 35 kV - 8.50 leke/kWh

Kliente te furnizuar ne 20/10/6 kV sipas kategorise:

industri : 9.10 leke /kWh

tregti & sherbime 10 leke/kWh

furra buke , prodhim mielli 7.10 leke / kWh

bujqesi 8.70 leke /kWh

te tjere 9.70 leke/kWh

buxhetore 11.50 leke /kWh

Kliente te furnizuar ne TU sipas kategorive:

Industri: 10.50 leke / kWh

Tregeti & Sherbime: 12.20 leke/kWh

Furra buke & Prodjim mielle: 7.60 leke kWh;

Bujqesi : 10.50 leke/kWh

Te tjere : 12 leke / kWh

Buxhetore: 14 leke / kWH

Familjare:

Blloku i Pare – deri ne 300 kWh – 7.7.leke kWh

Blloku i Dyte – mbi 300 kWh – 13.5. leke /kWh

Tarifa mesatare totale : 9.5306 leke/kWh.

Per te gjithe ata konsumatore, qe nuk konsumojne energji elektrike gjate muajit dhe fatura ka konsum “zero kWh”, duke qene se nga ana e kompanise kryhen, edhe per ta, te gjitha sherbimet e leximit te matesit, faturimit, shperndarjes se faturave dhe mirembajtjes e gadishmerise se rrjetit elektrik, eshte parashikuar aplikimi i nje tarife sherbimi fikse mujore prej 200 leke.

ERE ben me dije se cmimet e reja te energjise hyjne ne fuqi me date 1 Janar 2011, konsumi mojuor i te cilit do te faturohet dhe paguhet ne muajin pasardhes.

Bashkelidhur, kesaj deklarate vihet ne dispozicion vendimi Nr. ____, date 7.12.2010 te Bordit te Komisionereve te ERE-s “Per cmimet e energjise elektrike per vitin 2011”. Tabela e meposhtme paraqet strukturen e tarifave e furnizimit te energjise elektrike me pakice, per cdo grup klientesh, sipas nivelit te tensionit si dhe tarifen e pikut dhe tarifen perkatese te energjise reaktive

Bordi i Komisionereve te ERE-s
KOMENTE