Londër, 7 Dhjetor 2010 -Marrja e dozave të vogla të aspirinës në mënyrë të rregullt ndihmon në uljen e rrezikut për tu prekur nga një morri llojesh të kancerit. Njerëzit mbi 40 vjeç duhet ta marrin aspirinën në baza ditore.
Studimi tregon se njerëzit të cilët e kanë marrë aspirinën në mënyrë të rregullt për pesë vjet e kanë ulur me 54 për qind rrezikun e vdekjes nga kanceri, citon radio Evropa e Lirë.
Në studim ishin përfshirë 25 570 persona. Studiuesit në Universitetin e Oksfordit thanë se përfitimet nga aspirina janë shumë më të mëdha se sa efekti anësor që mund të ketë në stomak.