English

8 dhjetori, sot Dita e Rinisë/ Përkujtohet Lëvizja e Dhjetorit

Tiranë, 8 dhjetor, NOA – Dita e sotme, e përcaktuar si Dita e Rinisë, përkujton për të djathtën në vend, Lëvizjen e Dhjetorit të kryer nga studentët në vitin ’90.

Kjo ditë është festuar përherë nga demokratët me koncerte të mëdha festive dhe aktivitete të ndryshme, por këtë herë, nisur nga situata e krijuar prej përmbytjeve në vend, të gjitha këto janë anuluar për këtë vit.

Lëvizja e parë studentore kundër diktaturës është cilësuar vetëm si festa e rinisë, ashtu si në shumë vende të Bashkimit Evropian.

Në fakt, kjo është një praktikë që ndiqet në shumë vende të Evropës, ku shtete të ndryshme si Italia, Bullgaria, Greqia e konsiderojnë ditën e sotme si festën e rinisë.

Kjo përkon në Shqipëri edhe me faktin se më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës dhe banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike në vend, duke rrëzuar regjimin komunist dhe vendosur atë pluralist.

n.e/NOA

KOMENTE