Tiranë, 8 dhjetor, NOA – Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, viziton sot vendin tonë, në kuadrin e punimeve të Forumit të biznesit slloveno-shqiptar.
Një fakt të tillë e ka bërë dje me dije vetë ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë, Ljubica Jeluši?, e cila ka zhvilluar një takim me kryeministrin Berisha dhe homologun e saj, Arben Imami.
Në këto takime, ajo vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes, në veçanti bashkëpunimin e forcave ushtarake shqiptare dhe atyre sllovene në Afganistan në kuadër të misionit të ISAF.
Kryeministri Berisha e vlerësoi vizitën që kryeministri i Sllovenisë do të zhvillojë sot në Tiranë, si një ngjarje shumë të rëndësishme, në marrëdhëniet shumë të mira dhe në promovimin e bashkëpunimit dhe të miqësisë mes dy vendeve dhe dy popujve miq.
Ndërsa nga ana e saj, ministrja sllovene, Jeluši?, pasi falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe miqësore ndau të njëjtin vlerësim me kryeministrin Berisha për bashkëpunimin shumë të mirë gjatë këtyre viteve, mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, në sektorët e mbrojtjes dhe i shprehu kryeministri Berisha vendosmërinë, për të thelluar më tej këtë bashkëpunim në të ardhmen.
n.e/NOA