Gjirokastër, 8 dhjetor, NOA- Kapet një person në kufirin me Greqinë, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Lajmi konfirmohet nga burime policore të Kakavijës, për Agjensinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se personi i ndaluar është E.Koka, 22 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër.
Ky ndalim ka ardhur nga shërbimet e policisë kufitare gjatë përpunimit të dokumenatve të shtetasëve për hyrje për në Republikën e Shqipërisë, ku ka rezultuar se ky person ishte i shpallur në kërkim.
Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë duke e lënë në burg të ndaluarin për sa kohë të kryhen hetimet.
Kjo ka ardhur pasi, disa ditë më parë në një hotel në lagjen “18 Shtatori” të qytetit Gjirokastër , mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e specialistëve të narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është ushtruar një kontrol ku është sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike.
a.y/ NOA