Lezhë, 8 dhjetor, NOA- Ditën e djeshme në rrethin e Kurbinit u ndalua një shtetas i akuzuar për “Vjedhje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Burimet e Policisë së Lezhës bëjnë të ditur për Agjencinë e Lajmeve NOA, se personi i ndaluar është me iniciale E.D, lindur dhe banues në qytetein e Fushë-Krujës.
Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së dyqanit në pronësi të shtetasit me iniciale L.Sh, dy ditë më parë, në lagjen Nr. 3 të qytetit të Laçit të rrethit Kurbin.
a.y/NOA