Tiranë, 8 dhjetor, NOA Update – Kryeministri slloven Borut Pahor ka theksuar se rritja ekonomike e vendit gjatë viteve të fundit ka bërë që të ketë interes të madh të bizneseve sllovene për të qenë në Shqipëri. Në këtë linjë ai ka parë dhe hapjen e ambasadës sllovene në Tiranë.
Në konferencën për mediat, kreu i qeverisë sllovene tha se është e rëndësishme që të këtë më shumë kontakte mes vendeve.
“Duke u nisur nga fakti se Shqipëria zhvillohet në mënyrë të paparë, ne kemi këtu sektorin e ndërtimeve duke dhënë kontribut konkret. Tregu i ndërtimit slloven mund të zhvillohet në Shqipëri”, tha kreu i qeverisë sllovene.
Duke folur për integrimin në BE, ai u shpreh se vend anëtar Sllovenia është e gatshme të jap kontributin e saj konkret duke i dhënë ndihmën e kërkuar.
“Ju mund të propozoni se për çfarë keni nevojë për integrimin në BE”, tha Pahor.
a.k/NOA