Tiranë, 8 Dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme sërish përmbytjet në veri të vendit, duke dhënë detaje mbi evakuimet, ndërhyrjen e policisë dhe ushtrisë etj. Ato paraqesin edhe debatin e bërë dje në parlament për pensionet e reja të ushtarakëve. Sikundër gazetat paraqesin dhe vendimin e marrë dje nga Enti Rregullator i Energjisë për mosrritjen e çmimit të dritave në 2011-ën.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Pronat, Strasburgu gjobit sërish”, i cili citon vendimin e marrë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ndaj qeverisë shqiptare që t’i paguajë 1.9 milionë euro familjes Vrioni.
“100 ish-të persekutuar: Azil politik, menjëherë sapo të hiqen vizat” është një artikull që citon qëndrimin e disa të përndjekurve për liberalizimin e vizave.
“Intervista/ Dritan Prifti: Vë bast që Berisha do t’i gënjejë prapë shkodranët” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Ndërkaq, në rubrikën ‘stil’ në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Ekspertiza mjeko-ligjore: Ç’thanë mjekët për sherrin mes Rozanës dhe Rezarta Shkurtës”.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Debat në Kuvend/ Ushtarakët, miratohen ndryshimet e pensioneve”, i cili tregon detajet e reja nga punimet e komisioneve parlamentare.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Aleksandër Meksi nxjerr sekretet e dhjetorit ’90, zbardh pa censurë takimin e Alisë me studentët”.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Grushtet me Rozana Radin, flet Rezarta Shkurta: U mbrojta se jam më e gjatë”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “SHBA: Dyshime për rrjetin e Al Kaedës në Shqipëri”, i cili zbardh porosinë e zv/sekretarit për terrorizmin financiar.
“Metereologët: Do shtohen reshjet/ Bashkia targon varkat në Shkodër”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje, referuar situatës aktuale në veri të vendit.
Ndërsa në një artikull tjetër të veçantë në këtë të përditshme, do të lexoni edhe atë me titull “Arkivat britanike: Frikë për Luftë Civile në Shqipëri”.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Ambasadori: Ju kujtoj kushtet e BE”, i cili tregon intervistën e dhënë nga Luigi Brusa, kreu i delegacionit të BE-së.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “PD bojkoton për herë të fundit ish-kryeministrin Aleksandër Meksi”.
Ndërsa çështja e përmbytjes, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit me titullin “Berisha premton investime, Rama: Fatkeqësia, jo natyrore”.
“Protesta te mjekësia do përshkallëzohet me grevë urie” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Vendimi i ERE-së: Çmimi i energjisë, nuk rritet”, i cili i referohet debatit të bërë dje në mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Përmbytjet/ Reportazh – Ne të mbijetuarit mes ekzistencës dhe gjakmarrjes”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “KE/Espani: Përmbytjet, sistemi është duke funksionuar mirë”.
“Akciza për duhanin shkon 40%, sa shkon çmimi nga 1 janari” mbyll titujt e kësaj gazete.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 2 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
n.e/NOA