English

Sot 8 Dhjetori – Dita e Rinisë, aktivitetet festive shtyhen pa afat

Koncerti i madh i planifikuar të zhvillohej sot duke nisur nga ora 17.00 në Pallatin e Kongreseve, me pjesëmarrje të këngëtarëve të famshëm nga vendi dhe bota, është shtyrë pa afat, vendim qe u deklarua para tre ditësh nga kryeministri Sali Berisha

Tiranë, 8 dhjetor, NOA Update – Dita e sotme, e përcaktuar si Dita e Rinisë, përkujton te shqiptarët e sidomos për të djathtën në vend, Lëvizjen e Dhjetorit të kryer nga studentët në vitin ’90.

Lëvizja e parë studentore kundër diktaturës është cilësuar vetëm si festa e rinisë, ashtu si në shumë vende të Bashkimit Evropian.

Në fakt, kjo është një praktikë që ndiqet në shumë vende të Evropës, ku shtete të ndryshme si Italia, Bullgaria, Greqia e konsiderojnë ditën e sotme si festën e rinisë.

Kjo përkon në Shqipëri edhe me faktin se më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës dhe banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike në vend, duke rrëzuar regjimin komunist dhe vendosur atë pluralist.

Kjo ditë është festuar shpesh nga demokratët me koncerte të mëdha festive dhe aktivitete të ndryshme, por këtë herë, nisur nga situata e krijuar prej përmbytjeve në vend, të gjitha këto janë anuluar për këtë vit.

Madje koncerti i madh i planifikuar të zhvillohej sot duke nisur nga ora 17.00 në Pallatin e Kongreseve, me pjesëmarrje të këngëtarëve të famshëm nga vendi dhe bota, është shtyrë pa afat, vendim qe u deklarua para tre ditësh nga kryeministri Sali Berisha.

Pikërisht në këtë datë, ishte planifikuar bashkim iaktiviteteve festive. Bëhej fjalë për koncert festiv që do te niste pasditen e 14 dhjetorit dhe vijonte deri në mesnatë kur ishte planifikuar te niste festimi i heqjes së vizave, pasi në orën 00.00 të datës 15 dhjetor 2010 zhduket dhe barriera Shengen për shqiptarët që detyroheshin të kalonin me viza në BE.

Burime zyrtare nga stafi organizator prane PD dhe Keshillit te Ministrave i thane sot agjencise se Lajmeve NOA se jane ssshtyre pa afat, te gjitha festimet per 8 Dhjetorin, Dita e Rinise, kur pritej te vinte ne Pallatin e Kongreseve kengetarja nga Barbados, Rihanna, kremtimet e 12 Dhjetorit, krijimit te Partise Demokratike dhe festimet e medha per heqjen e vizave qe ishin planifikuar te nisnin me 14 dhjetor e te vazhdonin gjate nates duke hyrë 15 dhjetori qe shenon daten kur fizikisht hyn ne fuqi anulimi i regjimit te vizave Shengen 90 ditore per shqiptarët.

e.r/NOA

KOMENTE