English

AMC – 10 vjet pjesë e Grupit COSMOTE

English Version Below

Tiranë, 9 Dhjetor 2010 NOA - AMC, kompania numër një e telefonisë celulare në Shqipëri, festoi 10 vite të suksesshme si pjesë e Grupit COSMOTE. AMC ftoi në një pritje speciale, të organizuar në Galerinë Kombëtare të Arteve, miq nga të gjitha fushat e jetës shoqërore për të ndarë së bashku arritjet e këtyre viteve. Të pranishëm ishin personalitete nga qeveria dhe politika, nga bota e biznesit dhe e medias.

Mbrëmja filloi me fjalimin e z. Stefanos Oktapodas, ish Drejtorit Ekzekutiv të AMC dhe njeriut që e drejtoi me sukses kompaninë gjatë këtij dhjetëvjeçari. Në fjalimin e përzemërt ai foli për një dekadë pune produktive që ndryshoi telekomunikimin në Shqipëri. Ai më pas prezantoi Drejtorin e ri Ekzekutiv, zotin Dimitris Blatsios, i cili në fjalën e tij tha, ndër të tjera, se “AMC ka qenë dhe do të jetë një kontribuese kryesore në plotësimin e nevojës primare sociale që është komunikimi”. Ai u shpreh për të ardhmen e AMC se “sfidat do t’i përballojmë me konsumatorin dhe shoqërinë në fokusin tonë”.

Dimitris Blatsios, para ardhjes në AMC, ka mbajtur postin e Drejtorit Komercial në GLOBUL, kompania bijë e COSMOTE në Bullgari, që në mars 2009, dhe postin e Drejtorit të Përgjithshëm në GERMANOS Telecom Rumani, që në tetor 2006.

AMC, gjatë 10 viteve të fundit, është lider në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri, duke ofruar para një dekade cilësi në nevojat e përditshme të abonentëve për komunikim. E filloi me telefonata, SMS dhe MMS, për të vazhduar më pas me produkte dhe shërbime inovative, si portofoli i Business Solutions, interneti në celular dhe së fundmi Blackberry dhe iPhone.

Gjatë gjithë kësaj kohe AMC ka dëshmuar jo vetëm vëmendjen që u kushton nevojave të abonentëve, por edhe vetëdijen mbi rëndësinë e respektimit të çështjeve sociale dhe mjedisore. AMC ka qenë shpesh në krye të përgjegjësisë sociale të koorporatës falë procedurave dhe veprimeve të ndërmarra brenda kompanisë, si dhe realizimit të projekteve në të mirë të grupeve të shoqërisë.

Dhjetë vitet e AMC si pjesë e Grupit COSMOTE kanë sjellë novacion dhe progres. E ardhmja do të sjellë sfida të reja, të cilat kompania është e gatshme t’i përballojë me sukses.

e.r/NOA

English Version

AMC - HISTORIA DHE ARRITJET KRYESORE

2000

Gusht: COSMOTE blen 85% të aksioneve të AMC

dhjetor: AMC prezanton ALBAKARTA me parapagim

2001

Dhjetor: Numri i abonentëve të AMC shkon 273 mijë

Rrjeti i kompanisë mbulon 86% të popullsisë dhe 65% të territorit gjeografik

2002

Mars: Baza e konsumatorëve zgjerohet deri në 302 mijë

Dhjetor: AMC prezanton shërbimin roaming për ALBAKARTA

Baza e abonentëve të kompanisë arrin në 501 mijë, afërsisht 59% të tregut

2003

Dhjetor: Zgjeron bazën e abonentëve deri në mbi 590 mijë

Rrjeti i AMC rritet duke mbuluar 90% (të popullsisë) dhe 80% (gjeografikisht)

2004

Dhjetor: Prezanton “AMC Wireless Internet” nëpërmjet GPRS

Marrëveshje roaming firmosen me 236 operatorë në 107 vende

Abonentët rriten deri në 640 mijë

2005

Shkurt: Prezantohet shërbimi i MMS

Mars: Prezantohet shërbimi i GPRS Internet

Tetor: Përshtat identitetin koorporativ të COSMOTE, duke u bërë e para nga kompanitë bija të COSMOTE që konsolidon edhe vizualisht pozicionimin në këtë grup

Rrjeti i telekomunikacionit të AMC ofron 94% të mbulimit të popullsisë

2006

Prill: Prezanton një propozim të ri për komunikim, kategorinë “Friends & Family”

Tetor: Prezanton programet biznes për korporatat, i fokusuar sin ë bizneset e vogla ashtu edhe në ato të mëdha me zgjidhje të integruara

Dhjetor: Rrit bazën e abonentëve duke arritur deri në 64% në tri muajt e fundit të vitit të abonentëve të rinj

AMC arrin 990,279 abonentë, një rritje e ndjeshme prej 27% kundejt 2005. rritja e abonentëve është ndër më të lartat e viteve të fundit dhe AMC mban një marxhë të EBITDA prej 60% në bazë vjetore

Prezanton paketën elastike “Cost Control”, kombinim i përfitimeve të programeve me pagesë dhe parapagesë.

2007

Shkurt: Abonentët e AMC arrijnë 1 milion

Qershor: E para në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri që prezanton teknologjinë EDGE duke ofruar transferim të dhënash 4 herë më të shpejtë

Shtator: Prezantohet WHAT’S UP, marka me parapagesë me tarifat më konkurruese në treg

Dhjetor: Marzhi EBITDA i AMC arrin 64.5%

2008

Mars: Abonentët e AMC kalojnë numrin 1,22 milion

Marzhi i EBITDA arrin vlerën impresive 64,5%

Shtator: Marzhi i EBITDA i AMC qëndron në vlerën 67,4%, duke u renditur ndër më të lartët në Evropë.

Abonentët e AMC arrijnë numrin 1,32 milion

Dhjetor: Abonentët e AMC arrijnë numrin 1,4 milion, ndër 17% y-o-y

2009

Prill: COSMOTE merr një pjesë 12,9% të AMC-së së saj plotësuese, të mbajtur nga ana e Shtetit Shqiptar, kundrejt një vlere kesh 48,2 milion €, duke rritur pjesëmarrjen e saj në AMC me 95%

Dhjetor: Abonentët e AMC kalojnë numrin 1,9 milion

2010

Janar: Përshtat me COSMOTE pozicionimin e korporatës dhe fushatën e re të komunikimit, nën sloganin “ E shohim botën si ti”

Qershor: Baza e abonentëve të AMC tejkalon 2 milion, me afërsisht 35,5% në bazë vjetore.

KOMENTE