SHBA, 9 dhjetor NOA - Një studim i botuar në revistën autoritare “The Lancet” tregon se si, në mënyrë jashtëzakonshme kundër kancerit është e efektshme një aspirinë e thjeshtë.
Ky rezultat i qartë revolucionar – në rast se është real - do të hapë dyert për terapi të reja parandaluese në një masë shumë të gjerë.
Megjithatë ende nuk është bërë e qartë se sa i besueshëm dhe frytdhënës do të jetë publikimi i këtij studimi.
Në studim ishin përfshirë 25 570 persona. Studiuesit në Universitetin e Oksfordit thanë se përfitimet nga aspirina janë shumë më të mëdha se sa efekti anësor që mund të ketë në stomak.
Sipas studimit, marrja e dozave të vogla të aspirinës në mënyrë të rregullt ndihmon në uljen e rrezikut për tu prekur nga një morri llojesh të kancerit.
Njerëzit mbi 40 vjeç duhet ta marrin aspirinën në baza ditore.
Studimi tregon se njerëzit të cilët e kanë marrë aspirinën në mënyrë të rregullt për pesë vjet e kanë ulur me 54 për qind rrezikun e vdekjes nga kanceri, citon radio Evropa e Lirë.
r.b/NOA