Tiranë. 9 dhjetor, NOA – Me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit kërkon një angazhim më të madh të shoqërisë në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Ushtruesja e Funksionit të Avokatit te Popullit Flora Nuni tha sot në një deklartë për mediat se edhe viti në vazhdim do t’i kushtohet mbrojtjes së të drejtave të njeriut nga diskriminimi i drejtëpërdrejtë apo i tërthortë.
“Dhjetori i vitit 2010 ka një domethënie të veçante për ne, si Institucion i Mbrojtjes së të Drejtave te Njeriut. Njëkohësisht ai është në planin global viti i 60-vjetorit të krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sikurse ne planin e brendshëm është edhe 20-të vjetori i Lëvizjes Studentore”, tha Nuni.
a.k/NOA