Tendat dhe aksesorët e tyre përkatëse, rreth 7 tonë u ngarkuan nga ushtarët e Forcave të Armatosura shqiptare në kamionët ushtarakë, të cilët u drejtuan për në Shkodër, ku dhe do të vendosen këto tenda.
Ndihmat u morrin në dorëzim nga pala shqiptare dhe konkretisht Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Sandër Lleshi, si dhe dy përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse, Isuf Çela së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm pranë kësaj ministrie, Etion Kapedani.
Kurse nga pala çeke ishte e pranishme Znj. Marketa Fialkova, Ambasadore e Republikës Çeke në Republikën e Shqipërisë, e cila mirëpriti faktin, që këto ndihma, të cilat shprehin miqësinë e fortë midis Republikës Çeke dhe Republikës së Shqipërisë, mundi t´ja dorëzojë palës shqiptare pikërisht në ditën e Festës së Demokracisë.
a.k/NOA