Paris, 10 dhjetor NOA - Dëborë e bollshme që është duke rënë gjatë kësaj kohe në qytetin romantik të Parisit është duke krijuar shqetësime tepër të konsiderueshme. Krerët e menaxhimit të Kullës Eifel kanë mbyllur monumentin e famshëm, një nga më të vizituarit në mbarë botën.
Po për shkak të dëborës, në aeroportin e Roissy Charles de Gaulle, trafiku ajror u ndërpre deri në orën 17:00. Në Orly, aeroporti tjetër i madh në Paris, ka mbetur i mbyllur për rreth gjysmë ore.
Në Ile-de-France, rajon i Parisit, lëvizja e autobusëve është gati e paralizuar, ndërsa ndërkohë është ndaluar ajo e automjeteve të rënda dhe atyre që transportojnë materiale të rrezikshme.
Trafiku rrugor në Paris është duke pësuar një ngadalësim të madh. Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil ka këshilluar anulimin e linjave ajrore të 20% të fluturimeve.
r.b/NOA