English

Dossier - Albert Ajnshtajni, si u pajis me pasaportë shqiptare

Albert Ajnshtajni ka shkuar dy herë në Amerikë në dhjetor të 1931-shit dhe në vitin 1932, me pasaportën shqiptare nga doktori pogradecar, Jani Basho, e më tej fizikani u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Xhersi.

Nga Patrice Najbor

Shqiptarët ishin kombi që gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin ndoshta të vetmin që treguan një mikpritje të veçantë ndaj hebrenjve, në kushtet e sundimit të ideologjisë naziste.

Kjo sigurisht nuk ishte rastësi, pasi edhe më parë kur nazizmi nuk ishte në pozitat e luftës së hapur, në Shqipëri kishin gjetur mikpritje edhe hebrenj të tjerë, prej të cilëve më i njohur mbetet rasti i Ajshtajnit.

Kjo sepse qysh para 7 prillit 1939, ka pasur bisedime për vendosjen e kolonive hebreje në Shqipëri. Këto projekte kishin një interes të dyfishtë, për t’i dhënë hebrenjve një vend pritës, një tokë azili dhe për t’i sjellë Shqipërisë intelektualë, inxhinierë, mjekë, mësues etj… të cilët do të merrnin pjesë në zhvillimin e vendit.

Në këto projekte kishte një aspekt njerëzor dhe një aspekt ekonomik. Përveç të tjerave, këto projekte tregojnë që mbreti Zog, më 1943, po parapërgatiste dhe po punonte për të ardhmen e Shqipërisë.

Në fakt, Sir Martin Gilberti në veprën e tij “Winston Churchill: le prophète de la vérité” tregon për një përpjekje të bërë në janar 1939, në të cilën një diplomat shqiptar, i dërguar nga mbreti Zog, ka propozuar ta bëjë Shqipërinë një vend të shenjtë mbrojtës për hebrenjtë.

Sir Martin Gilberti në veprën e tij “Winston Churchill : le prophète de la vérité” tregon për një përpjekje të bërë në janar 1939, në të cilën një diplomat shqiptar, i dërguar nga mbreti Zog, ka propozuar ta bëjë Shqipërinë një vend të shenjtë mbrojtës për hebrenjtë.

Për ta bërë këtë, Çurçilli duhej të frenonte vrullin e Musolinit dhe të garantonte pavarësinë e Shqipërisë, në mënyrë që plani i shpëtimit të merrte jetë.

Fatkeqësisht Çurçilli e ka lënë mënjanë këtë plan. Sir Martin Gilberti nuk e jep emrin e këtij të dërguari dhe, siç ndodh shpesh gjatë negociatave të fshehta, gjërat mbeten gjithnjë sekrete.

Megjithatë ky diplomat mund të jetë Dervish Duma, që ishte sekretari i dytë i legatës shqiptare në Londër dhe që qe emëruar i ngarkuar me punë në fillim të 1939-ës.

Kalimi i Ajshtajnit në Shqipëri është konfirmuar në disa drejtime: nga ish-drejtori i asaj kohe i Institutit të Fizikës, Skënder Koja, i cili e kishte takuar atë, nga punonjësi i bankës, Ajet Bega, që po ashtu e kishte takuar (sipas një dokumenti zyrtar, Albert Ajnshtajni ka shkuar në Bankën Shqiptare të Shqipërisë, në Tiranë, më 9 prill 1931) dhe nga doktor Jani Basho, i cili ka shërbyer si ndërmjetës në përpjekjet administrative për marrjen e dokumenteve të udhëtimit dhe që e priti fizikanin kur ai arriti në Durrës

Në tërësinë e burimeve për këtë çështje, njëri prej burimeve më të para dhe më të rëndësishme vjen prej arkivave shqiptare.

Në “Guide Book, a reference to record about Jews in Albania” të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në vitin 2006, pasqyrohen dokumentet kryesore të arkivave shqiptare në lidhje me shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri.

Përsa i përket rastit të fizikanit Albert Ajnshtajn, i cili ka përdorur mundësinë e pajisjes me një dokument shqiptar për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kemi dëshminë e mbretëreshës Geraldinë (shih edhe intervistën e Mikael de Pok për revistën angleze “Sky” më 2002).

Në shumë intervista mbretëresha ka treguar për vizitën sekrete të Ajnshtajnit në Shqipëri përgjatë 48 orëve dhe takimin e tij me mbretin Zog. Kalimi i Ajshtajnit në Shqipëri është konfirmuar në disa drejtime: nga ish-drejtori i asaj kohe i Institutit të Fizikës, Skënder Koja, i cili e kishte takuar atë, nga punonjësi i bankës, Ajet Bega, që po ashtu kishte takuar (sipas një dokumenti zyrtar, Albert Ajnshtajni ka shkuar në Bankën Shqiptare të Shqipërisë, në Tiranë, më 9 prill 1931) dhe nga doktor Jani Basho, i cili ka shërbyer si ndërmjetës në përpjekjet administrative për marrjen e dokumenteve të udhëtimit dhe që e priti fizikanin kur ai arriti në Durrës.

Fatkeqësisht shumica e dokumenteve që lidhen me kalimin e Ajnshtajnit në Shqipëri është djegur më 1945, kur klinika e doktor Bashos ishte bastisur dhe marrë nga partizanët.

Ka tashmë shumë dokumente të legatës italiane që sjellin informacion mbi faktin që familja mbretërore dhe shqiptarët në përgjithësi po mbronin gjithnjë e më shumë hebrenjtë dhe që kjo përbënte “një situatë shqetësuese dhe të rrezikshme” (shënimi i legatës italiane të 16 janarit 1939 – AQSH F. 163, V. 1939 D. 247, fleta 14).

Unë mund të saktësoj më tej që edhe nëse familja mbretërore do të kishte, për shembull, dokumente për vizitën sekrete të Ajnshtajnit në Shqipëri, arkivat që ajo kishte marrë me vete përgjatë largimit në mërgim janë shkatërruar praktikisht të gjitha, në njërin prej bombardimeve të Londrës.

Është një nder i vërtetë që Shqipëria të ketë familje të vlerësuara “Fisnikë mes kombeve” dhe që familja mbretërore të jetë propozuar nga Norman H. Gershman në katalogun e ekspozitës së tij “Besa: Muslims who saved Jews in World War II” (Syracuse University Press, USA, 2008) për t’u njohur si fisnikë (Në këtë ditë, Yad Vashemi njihte zyrtarisht 68 familje shqiptare si “fisnikë”), sepse është një fakt i pamohueshëm që mbreti Zog ka qenë nismëtari i vërtetë i politikës së shpëtimit të hebrenjve nga Shqipëria, duke favorizuar fillimisht ikjen e hebrenjve të persekutuar, duke u dhënë atyre viza turistike dhe tranziti, pastaj duke i kërkuar administratës ndryshimin e emrave, ndërrimin e fesë dhe, më së fundi, duke u dhënë atyre shtetësinë shqiptare.

Kodi i mikpritjes ka bërë të vetën, ai ishte shfaqur dukshëm. Shqiptarët e kanë konsideruar si detyrë që të mbrojnë dhe të fshehin hebrenjtë që i iknin persekutimeve, në një kohë kur kombe të mëdha europiane i përzinin ata. Në Shqipëri nuk ka asnjë listë dhënë fashistëve dhe asnjë internim. Numri i hebrenjve të shpëtuar është vlerësuar në më shumë se 3 000. Më 2005-ën “Memorial Museum of The Holocaust” kishte regjistruar tashmë 2. 640.
Kush është Albert Einstein (Burimi: Wikipedia)

Albert Ajnshtajn, (14 Mars 1879 – 18 Prill 1955) ishte një fizikant hebre me shtetësi gjermane, zvicerane, austriake dhe amerikane i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë. Në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e "fizikës teorike".

Ajnshtajni vdiq në Princeton, New Jersey, SHBA më 18 prill, 1955.

Biografia

Albert Ajnshtajn lindi në Ulm të Gjermanisë në vitin 1879, në një familje hebreje. I ati ishte pronar i një fabrike që prodhonte pajisje elektrike, ndërsa e ëma pëlqente librat dhe muzikën. Vetë Ajnshtajni ishte fëmijë i mbyllur, i cili filloi të fliste vonë dhe kishte vështirësi të mësonte për të lexuar.

Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i ngjalli djalit një interes të paparë për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës. Ajnshtajni e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë.

Në komentet e tij për vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollën. Metoda e prerë mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndjehej si i burgosur.

Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshëm zhvilloi një dashuri të madhe për matematikë. Ai filloi të mësonte logaritmet dhe pjesë të tjera të vështira të matematikës, ndërkohë që moshatarët e tij ende mësonin aritmetikën e thjeshtë. Albert Ajnshtajn ndoqi më pas Institutin Politeknik në Zyrih të Zvicrës, ku studioi fizikë dhe matematikë. Pas diplomimit ai punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Gjatë kësaj periudhe ai filloi punën për teoritë e tij të ardhshme shkencore.

Në një nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lëviz përmes valëve dhe pjesëzave, një nga elementët e rëndësishëm të teorisë së tij kuantike.

Në një tjetër punim ai flet për pjesëza të vogla që pluskojnë në lëngje apo në trupa të gaztë, e cila mbështet teorinë e përbërjes atomike të materies.

Por teoria më e rëndësishme është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend-ndodhja e një personi në raport me një objekt apo një ngjarje.

Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar Teoria e Relativitetit. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin Teoria e Përgjithshme e Relativitetit, ku përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës. Ajnshtajni thotë se objektet humbasin masë kur emetojnë dritë, pasi drita është një formë energjie.

Në vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radios dhe televizionit.

Albert Ajnshtajn punoi si pedagog në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur në 1933 erdhi në pushtet Adolf Hitleri. Sipas të dhënave zyrtare, Albert Ajnshtajnit, pasaporta gjermane i ishte sekuestruar nga Gjermania naziste dhe sipas të dhënave zyrtare, Albert Ajnshtajni ka shkuar dy herë në Amerikë në dhjetor të 1931-shit dhe në vitin 1932, me pasaportën shqiptare nga doktori pogradecar, Jani Basho, e më tej fizikani u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Xhersi. Me gjithë famën e tij, Ajnshtajni ishte një njeri i thjeshtë, i veshur me rroba të vjetra dhe me flokë që dukeshin të pakrehur. Studentët e tij tregojnë se ai kishte aftësinë të ilustronte ide shumë të vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme.

Megjithëse ishte kundër luftës, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Ruzvelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë. Albert Ajnshtajni vdiq në moshën 76 vjeçare në vitin 1955.

Thënie të Ajnshtajnit

Shkenca pa fe është e çalë dhe feja pa shkencë është e verbër.

Përfytyrimi është më i rëndësishëm se dituria, sepse dituria ka kufi, ndërsa përfytyrimi rrok të gjithë botën, duke nxitur përparimin, e duke i dhënë jetë zhvillimit.

Gjëja më e pakuptueshme për botën është se ajo është e kuptueshme.

Një njeri i lumtur është tepër i kënaqur me të tashmen për të banuar në të ardhmen.

Jeta është si ngasja e një biçiklete. Për të mbajtur baraspeshën duhet të vazhdosh t'i japësh.

Mos bëj kurrë ndonjë gjë kundër ndërgjegjes madje edhe po ta kërkoi gjendja.

Unë nuk kam dhunti. Unë jam vetëm një kureshtar i sëmurë.

Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por mundoju më mirë të bëhesh një njeri me vlerë.

Dy gjera nuk kane fund:Universi dhe budallallëku njerëzor, madje kam disa dyshime për universin.

Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqij, por nga ata qe e lejojnë te keqen.

Ajo mbrëmje ku te gjithë të pranishmit kanë mendim të njëjtë, është mbrëmje e humbur.

Gjithçka duhet ta thjeshtësojmë aq sa është e mundur, por jo edhe me shumë.

Të shkurtosh dru, është punë e mirë sepse menjëherë e sheh rezultatin e punës tënde.

Është shumë më vështirë t'i ndryshosh bindjet, sesa të ndryshosh atomin.

Ai që s'ka bërë asnjë gabim, s'ka filluar asgjë të re.

Përderisa shumica e njerëzve turpërohen se vishen dobët, e se kanë mobilie të këqija, por shumë më tepër do të duhej të turpëroheshin nga idetë e liga dhe paragjykimet që kanë për Botën.

Përparimi i teknikes është si Sëpata, në duart e kriminelit patologjik.

Personalitetet nuk krijohen me fjalime, por vetëm me punë dhe rezultate te vetë arritura.

Në mesin e problemeve, dalin rastet e volitshme.

Kur është në pyetje morali, shkolla s'mund të ndihmojë shumë.

Nëse zoti e ka krijuar botën, me siguri qëllimi i tij nuk ishte ta bëjë botën ashtu që ne ta kuptojmë.

Kur do të kesh jetë të lumtur, jepi vetes një qëllim.

Vijon nesër: Roli i Familjes Mbretnore në mbrojtjen e Hebrenjve nga Holokausti - nga Dr Patrice Najbor

KOMENTE