Aktiviteti do të zhvillohet në orën 11:00, në Qendrën Kombëtare të Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM), te Shtëpia Qendrore e Ushtrisë.
Ky aktivitet bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Aktiviteti pasqyron punën një vjeçare krijuese të kryer nga vet të paraburgosurit dhe të dënuarit.
Drejtuesit e Drejtorisë së Burgjeve thonë se aktivizimi i tyre në të tilla aktivitete, është në funksion të objektivave dhe vizionin e sistemit të vuajtjes së dënimit për rehabilitimin dhe ri-integrimin e personave me liri të kufizuar.
Ekspozimi i punimeve synon ndër të tjera, të tërheqë vëmendjen e individëve artdashës, duke i ftuar ata të kontribuojnë për këtë kategori.
a.k/NOA